
Julian Çela, sot themelues i Kombëtares Shqiptare të futbollit të të amputuarve, rrëfen periudhën e vështirë pas atentatit që ju bë drejtuesit të zyrës ku punonte, ku ai humbi pa asnjë faj të dyja këmbët.
I ftuar në emisionin Real People, Çela, rrëfen bisedën me të birin, pasi i shpjegoi arsyen e humbjes së 2 këmbëve.
Një pyetje shumë naive dhe e drejtpërdrejtë i erdhi nga djali: “Ku ishte Zoti kur ndodhi shpërthimi që të mori këmbët?”
“Fëmijët vijnë më pyesin për protezat. Edhe unë ia sjell si lojë fëmijëve, u them që jam një robot. Djali im e ka kuptuar vetvetiu, dhe realisht nuk i bën përshtypje, ka mësuar si ndodhi shpërthimi dhe gjithçka. Edhe kur e pyesin të tjerët ua shpjegon që babai nuk i ka gjymtyrët për shkak të një shpërthimi.
Unë ja kam shpjeguar dhe shpeshherë më pyet ku ishte zoti kur ndodhi shpërthimi dhe unë i them që aty ishte, “pasi nëse nuk do të ishte Zoti atëherë unë nuk do të isha këtu me ty”, tha ai.
I uroj jete te gjate dhe familje te forte. Jeni per tu admiruar Julian.