Basha mesazh ngushëllimi për ndarjen nga jeta të Nebil Çikës: Shqipëria humbi sot një atdhetar të mirë dhe një antikomunist

13 Prill 2023, 11:08Sociale TEMA

Basha mesazh ngushëllimi për ndarjen nga jeta të Nebil

Ish-kreu i PD, Lulzim Basha ka shprehur ngushëllimet familjes për ndarjen nga jeta të publicistit Nebil Çika.

Basha shkruan se Shqipëria humbi sot një atdhetar të mirë, një antikomunist të pakompromistë dhe një njeri që ia kushtoi jetën shkrimit me vërtetësi të historisë dhe realitetit politik.

“Me hidhërim të thellë mora lajmin për largimin e parakohshëm nga jeta të njeriut të letrave, gazetarit dhe publicistit të njohur Nebil Çika.

I shpreh ngushëllimet e mia familjes së tij, djemve dhe bashkëshortes për këtë humbje të pazëvendësueshme.

Nebilin do ta kujtojmë përherë si zotërinë e nderuar, pasardhës të një familjeje patriote dhe të persekutuar gjatë diktaturës, gazetarin që pasqyroi me vërtetësi kalvarin e persekutimit komunist dhe që deri ditën e fundit mbrojti me dinjitet besimin dhe idetë që nuk i ndërroi kurrë.

Shqipëria humbi sot një atdhetar të mirë, një antikomunist të pakompromistë dhe një njeri që çdo ditë të jetës ja kushtoi shkrimit me vërtetësi të historisë dhe realitetit politik. U prehtë në paqe”, shkruan Basha.

4 Komente

  1. n
    ngushllime familjes se gazetarit

    bashes i hudhni nji qesk muti surratit ,te duket me bindes tuj honger m

    Përgjigjjuni
    1. K
      Komplotisti

      kerkoni hetime me te thelluara per shkakun e vdekjes...

      Përgjigjjuni
      1. D
        Deglisi

        Ky Basha duket I pjerdhur ne Tru me perdorimin e fjales "anikominist" vend e pa vend

        Përgjigjjuni
        1. N
          Nekiu

          Foli kerriçi tjeter i Saliut, se mos harroni kemi dhe BELON, populli thote: “martalloz martalloz njeri shul e tjetri lloz “ Vetem debila t ne shtrihem si keta te dy, Po njesoj jane dhe Alibeja, Paloka, Vokshi, Tabaku moj ju befsha se desh me doli nga mendja. Kur bejne si kundershtare te Saliut te shkrijne gazit, pa le Saliani apo Bardhi ???? , hiqni friken nga shpirti vetem atehere do te cliroheni nga kryetari fuqi plote i PD. Aq frike ka Luli sa rri ne nje cep dhe nuk pipetine te tregoj per Rrugen e Kombit, per 21Janarin e shume afera te tjera ku eshte i perfshire se bashku me Altin shpirteror, qe e mori perdore ta bente kryetar Po ngeli nje desh tak gjithe jeten..

          Përgjigjjuni

          Lini një Përgjigje