“Rri urtë se ju hodha edhe ju në det", u lanë 30 minuta në det të hapur, si i braktisi anija “Sibila” gratë dhe fëmijët shqiptarë

13 Prill 2023, 09:43Sociale TEMA

“Rri urtë se ju hodha edhe ju në det", u lanë 30

Më çnjerëzorja në gjithë këtë histori është fakti se pas pas incidentit korveta “Sibila” u largua duke i lënë njerëzit të mbyteshin. Anija italiane u rikthye vetëm pas gjysëm ore, por koha kishte qenë e mjaftueshme që dhjetëra burra, gra e fëmijë të mbyteshin.

“Afër meje ishte një vajzë nga fshatrat e Fierit që më kërkoi ndihmë dhe e kam tërhequr deri te anija italiane që u kthye pas 30 minutash se donte të na linte. Pashë trupa që kishin vdekur. Kishin pirë ujë. Ishin të fryrë“, u shpreh Krenari.

Edhe pasi anija është kthyer, trajtimi i ekuipazhit ndaj shqiptarëve ka qenë mizor. Madje, ata kanë kërcënuar emigrantët që guxuan t’i akuzonin për shkaktimin e atij krimi kundër fëmijëve të pambrojtur.

“Pas gjysmë ore erdhi sërish “Sibila”, na ndau në dy grupe. 23 në një korridor, na solli një çaj dhe njëri nga shokët tanë i tha çfarë bërë o kriminel na vrave: “Rri urtë” i tha se ju hodha edhe ju në det. Ishte një kriminel i betuar ndaj shqiptarëve”.

Kush nuk do të drithërohej vetëm duke lexuar emrat dhe ditëlindjet e këtyre ëndërrimtarëve që po përpiqeshin të largoheshin nga vendi, pas anarkisë që e kishte përfshirë nga falementimi i skemave piramidale.

4 Komente

  1. B
    Bato

    Racismi italian i Sibilas ndaj shqiptareve mund te rikthehet si drejtesi ne histori, duke u kujtuar atyre perpos se racizmin e amerikaneve te "bardhe" ne fillim shek.20 ndaj italianeve "te ndyre" e latinokatolike. Shfaqet edhe sot si dukuri...

    Përgjigjjuni
    1. N
      Nuk duhet ta leme veten ne dore të të tjerëve

      Ngjarje tepër e dhimbshme, Akt i paster kriminel nga italjanët, Gazetari është tepër i paaftë.

      Përgjigjjuni
      1. O
        Orhan Pamuk: birazere tourkalvani,mos luani shqipt

        Nuk ju duan asnje ne bote,vec birazeret turq.... allah uakbar.

        Përgjigjjuni
        1. J
          Juli

          Ere jevgjit i grekët. E di ti se në Angli nuk i japin shtëpi me qera grekëve dhe qipriotëve ??? Dy orë programi ka qenl për këtë punë. Dhe e di pse ???? SE JETOJNË SI ZHULSA(VROMA)

          Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje