“Të rinjtë, as në punë dhe as në shkollë”, ekspertët: Nuk pranojnë paga të ulëta 

12 Prill 2023, 22:00Sociale TEMA

“Të rinjtë, as në punë dhe as në

Të rinjtë në Shqipëri, nuk janë as në punë dhe as në shkollë. Në të dhënat e fundit të INSTAT, për mirëqenien e adoleshentëve për vitin 2021, thuhet se 32% e 20-vjeçarëve nuk ishin në shkollë dhe as në punë.

Ndërkohë grupmosha 20-24 vjeç, nuk kanë asnjë formim profesional. Madje nuk nxiten as nga tregu i punës, për të siguruar të ardhura.

“Të rinjtë e sotëm janë të edukuar dhe e kuptojnë shumë mirë vlerën që ato kanë, pra të bëjmë një krahasim. Të rinjtë e sotëm e dinë se çfarë duan dhe nuk janë të gatshëm për të pranuar çdo lloj pune vetëm për të marrë një pagesë e cila nuk do t’i mbulojë, të themi, as gjërat më bazike,” – u shpreh ekspertja e punësimit, Eranda Ymerali.

Në vlera të lartë mbeten dhe fenomeni i braktisjes së shkollës. 8% e grupmoshës 6-14 vjeç do të jenë analfabet pa aftësitë bazë. Në fshatra ky problem është edhe më i theksuar.

2 Komente

  1. S
    Stardust

    32% e te rinjve nuk qenkan as ne shkolle e as ne pune,nuk paskan asnje zanat. Por ama e njihkan mire vleren e tyre dhe nuk pranokan paga te ulta. Hajde eksperte punesimi hajde. Pse nuk thua qe jane dembela dhe pa kulture,,,sigurisht dhe analfabete . Mbase do ishte me mire ti themi gjerat ashtu si jane dhe te heqim dore nga teorite e OJQve.

    Përgjigjjuni
    1. N
      Niku

      Me gjithe mend e ka kjo ekspertja? Jane te edukuar thote nderkohe qe ata jane pa shkolle apo formim profesional. Ka shume faktore qe percaktojne pagesen, dhe pergjithesisht arsimi dhe eksperienca jane 2 kryesoret. Rinia shqiptare mbase pret qe t’u shtrojne tapetin dhe ta fillojne karrieren ne nivel drejtori apo me lart, por zakonisht fillohet nga fundi e dilet te koka, jo se prapthi.

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje