Rama për pagat e ushtarakëve: Do të vazhdojmë t’i rrisim drejt mesatares së NATO-s

11 Prill 2023, 10:33Sociale TEMA

Rama për pagat e ushtarakëve: Do të vazhdojmë t’i

Kryeministri Edi Rama shkruan se pagat e Ushtrisë Shqiptare ishin për një kohë të gjatë për t’u ndjerë keq për trupat e Forcave të Armatosura teksa shton se nuk kishin rrugë tjetër përveçse të çonin përpara me këmbëngulje ndryshimet e domosdoshme, pa të cilat pagat nuk mund të rriteshin siç duhej.

Rama thotë se tanimë kushtet kanë ndryshuar dhe ushtarakët nuk janë më të fundit në rajon për nivelin e pagave, por kanë pagat ndër më të lartat, të cilat thotë se do të vazhdojnë t’i rrisin drejt mesatares së NATO-s.


“Pagat e Ushtrisë Shqiptare ishin për një kohë të gjatë një arsye për t’u ndjerë keq për trupat e Forcave të Armatosura, por s’kishim asnjë rrugë tjetër përveçse të çonim përpara me këmbëngulje e durim ndryshimet e domosdoshme, pa të cilat pagat nuk mund të rriteshin siç e duhej dhe siç e dëshironim të gjithë.

Tanimë kushtet kanë ndryshuar shumë dhe ushtarakët tanë nuk janë më të fundit e rajonit për nivelin e pagave të tyre, përkundrazi, ata kanë paga ndër më të lartat të cilat do të vazhdojmë t’i rrisim drejt mesatares së NATO-s.

PAGAT E REJA, falë të cilave paga mesatare në Shqipëri thuajse dyfishohet duke arritur majën historike të 900Eurove në 2024, janë frut i një përpjekjeje të gjatë, këmbënguljeje e durimi të madh për reforma të vështira e masa të domosdoshme për ekonominë dhe për financat tona, rritjeje të të ardhurave falë rritjes së ekonomisë, tregtisë, investimeve publike e private, rritjes së prodhimit e të eksporteve, modernizimit të sistemit të mbledhjes së taksave përmes kompjuterizimit të transaksioneve në kohë reale, lehtësimit e rritjes së shpejtësisë së shërbimeve për biznesin falë digjitalizimit të tyre, forcimit të shtetit në tërësi dhe uljes së ndjeshme të korrupsionit në tatime e dogana, po mbi të gjitha, PAGAT E REJA janë frut i punës sonë të përbashkët, të çdo shqiptari e shqiptareje, që në shtet a në privat, kontribuon për ekonominë shqiptare me punën e vet”, thotë Kryeministri Rama.

16 Komente

  1. C
    Communist Republic of Kimete, lol

    Komankari Legjenkar Globkar...mashtrusi, ideologu, demagogy pi dH i semes....lol..qe me taksat dhe parate e shqiptarit ngeli duke shlyer gjobat nga Gjykatat Nderkombetare.....etj..aha, vizitat pa fund fillim, mes jave neper bote....per ekspozita dhe kafe e ndeshje futbolli....lol

    Përgjigjjuni
    1. B
      Banana Republic of Kimete, lol

      Po kush te jep azil ty, o droge.....

      Përgjigjjuni
      1. t
        titi

        super

        Përgjigjjuni
        1. t
          tosi

          shume mire shpresojm te kemi sa me shjme lajme te tilla

          Përgjigjjuni
          1. y
            ylli

            bravo i qoft atij

            Përgjigjjuni
            1. e
              era

              ata e meritojne vertet kete rritje rroge

              Përgjigjjuni
              1. k
                klea

                lajme mjaft te bukura po na jepni dita dites

                Përgjigjjuni
                1. A
                  Aleksi

                  Nje pune e shkelqyshme ishalla te rriten pagat sa me shpejt ????

                  Përgjigjjuni
                  1. D
                    Driloni

                    Do rriten dhe do rriten une e besoj kete lajme ju lumt qe po beni kete pune te fort

                    Përgjigjjuni
                    1. o
                      oni

                      Kjo eshte nje rritje mese e merituar

                      Përgjigjjuni
                      1. P
                        Podcast Rahman Ramadan

                        Tema e Zerit te popullit, komentet per rrogen i boton te ato per drogen, me qellim te caktuar si cdi Mero

                        Përgjigjjuni
                        1. a
                          alfred

                          Rama ka bere me te miren per vendin...e ka zhvilluar ashtu sic duhet te jete

                          Përgjigjjuni
                          1. q
                            qamil

                            Punet e mira duan njerez te mire per tu bere dhe Rama po punon vertete ne menyren me te sakte

                            Përgjigjjuni
                            1. M
                              Mondi

                              Cdo dit e me shume po shohim mdryshime te medhaja

                              Përgjigjjuni
                              1. B
                                Bjordi

                                Kjo eshte gjeja me e mire per ushtaraket ku me ane te rritjes se pages do te jene akoma dhe me te kenaqur

                                Përgjigjjuni
                                1. N
                                  Ngrija Ushkarakeve z.KM qe te Masturbojne

                                  Ngrija z.KM ushkarakeve ngrija ,qe te Masturbojne ne grup Kazermave ,se na u merziten tu e bo vetem njiher ne dite , pa ky popull thu ti e ? Let'shkoj t'mari rruget e Botes ,se po na mbushet vendi me Te Huajt qe blejne Shtepit ne Shqiperi . Hajde Politika e Qeverri hajde ! E radhmja e Shqiperise duket qarte sot . Cmimet pastaj ne Shqiperi llogaritet sipas Rroges se nji Te Huaji jo shqiptareve ,qe se shpejti mundet ti kemi ne minorance ne kte vend . Let'filloj Masturbimi mrena Kazernave ,nashi dhe kush fiton garen ta gradojme General !

                                  Përgjigjjuni

                                  Lini një Përgjigje