Historia e Joanës, avokatja shqiptare në Nju-Jork!

10 Prill 2023, 11:00Sociale TEMA

Historia e Joanës, avokatja shqiptare në Nju-Jork!

Joana Kaso është një shqiptare e Amerikës, që jeton dhe punon si avokate prej gati dy dekadash në SHBA. Joana u diplomua në fushën e juridikut në Tiranë, por gjithmonë ëndrra e saj, si e shumë shqiptarëve ishe Amerika.

Në një rrëfim të gjatë për gazetaren Rudina Xhunga në rubrikën “Jeta ime” në emisionin “Shqip”, DritareTv, avokate Joana tregon se si shkoi në SHBA në 2004-ën, arriti të kualifikohet dhe punoi si avokate shteti për shumë vjet. 

Fokusi i punës sime, thotë avokatja është dhuna ndaj grave, sepse është një plagë e madhe e shoqërisë, sidomos asaj shqiptare. Koha ime në Shqipëri, thotë avokate Joana ka ngelur në 2004, atëherë kishte dhunë në familje, sot ka dhunë në familje në Shqipëri.

“Unë erdha në SHBA në vitin 2004, bashkë me burrin me vizë turistike. Unë kisha fituar një kurs për shkrimin legjislativ në një universitet të Nju-Jorkut dhe kështu bëmë transferimin e vizës. Ndoqa kursin, u diplomova dhe nisa punë si avokate për shërbimet publike të shtetit të Nju-Jorkut. Unë ndihmoja njerëzi me të ardhura të ulëta. 

Unë e kisha ëndërr Amerikën, por nuk e mendoja që do vija e do punoja për shërbimet ligjore këtu në SHBA. Kështu ma solli jeta. Kjo eksperiencë më hapi sytë për jetën këtu në Amerikë. Puna ime 20-vjeçare si avokate është e fokusuar te të drejtat e grave dhe fëmijëve. 

Sidomos te dhuna në familje që unë e konsideroj si plagën më të madhe të shoqërisë shqiptare. Sepse unë po shoh shumë ngjarje të trishtueshme që ndodhin në Shqipëri. Unë kam ikur në 2004-ën nga Shqipëria dhe koha për mua ka ndaluar në Tiranën e 2004-ës. Jeta këtu është aq e vrullshme sa nuk na lë kohë që të fokusohemi ne të dyja vendet.

Koha për mua ka ngelur aty, në Shqipërinë e 2004-ës. Edhe kur vijmë e ikim, ne përsëri ngelemi në atë vit. Dhe fatkeqësisht dhuna në familje vazhdon, edhe tek ata që vijnë këtej, duket sikur i marrin me vete mënyrat e këqija të sjelljes. 

Por dua të them që të këqijtë nuk jemi ne. Ka shumë më tepër dhunë e kriminalitet te njerëz të ardhura nga të tjera shtete në SHBA, krahasuar me shqiptarët.”, u shpreh avokate Joana Kaso.

10 Komente

  1. J
    Joana-t jane gjithmone te mekullueshme

    Urime ne Profesionin e saj dhe jete Avikates Shqioptare ,Joana

    Përgjigjjuni
    1. "
      "....nese gervish sadopak nje myslimon shqipfoles

      E nise mire mori haneme shqipfolese me nje rrealitet te hidhur per rracen araboshqipfoles se: ".... fatkeqesisht edhe kur vijne ketu ne Ameriki (e jo vetem) mbartim me vete dhune dhe injorance..." Duke vertetuar magjiken se: bishti i qenit mbetet bisht qeni....pune arabesh,pune korrakesh turkoshqipfoles... Se fundmi e degjeneron duke thene se: ka me keq se ne korraket tourkalvanoi,me kriminele nga te tjera rraca..!!? Ndoshta e ka fjalen per Zulu nga Ethiopia ....!!

      Përgjigjjuni
      1. K
        Kajtazi

        Çfare gomare dhe mashtruese si Rudina Xhunga si kjo derdimene Joana Kaso. Po kush i ha keto genjeshtra. Me nje provim kjo na qenka bere avokate. Kur sistemi i drejtesise ne Amerike eshte i ndryshem nga ai shqiptar dhe asnje vit tamam nuk te njihet si kredite per shkollen dhe studimi atje per te huajt shkon shume shtrenjte qe rralle mund ta paguaje njeri jo me nje person me status vizitori e me burre e familje per te mbajtur. Trego peralla o Rudina Bytham....

        Përgjigjjuni
      2. Urime dhe suksese te metejshme ..me behet qefi shume qe ke arritur te realizosh " enderren tende "ne Usa .rastesisht e lexova artikullin. Fati dhe rruget e jetes i ndajne njerezit ne destinacionet e tyre dhe eshte kenaqesi kur degjon per suksese te tilla per ish shoket e shkolles .te zgjon ndjenjen e nostalgjise dhe mallit per ato vite. Qe ishin sh te bukura. Me respet ish shoku yt i klases ne shkolle te mesme .Juliani

        Përgjigjjuni
        1. Suksese dhe respekte .nga ishoku i klases .Juliani

          Përgjigjjuni
          1. Suksese dhe respekte nga ish shoku juaj i klases .Juliani

            Përgjigjjuni
            1. Respekte dhe mirnjohje .ishoku i klases .Juliani

              Përgjigjjuni
                1. e
                  enter""

                  E pse eshte per lajm kjo? Shume shqiptare jane ne NY e kudo tjeter, kane bere shkolla dhe kane pune. Nuk ka ndonje gje te vecante te besh te tilla artikuj per dicka shume normale.

                  Përgjigjjuni
                  1. S
                    Sara

                    Pa xha (Spartak) Brahon ti do laje nevojtoret aty po he...

                    Përgjigjjuni

                    Lini një Përgjigje