
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në shkollën 9-vjeçare “Nimete Progonati” në Memaliaj të Gjirokastrës ku një mësuese është dhunuar. 43-vjeçarja M.H është dhunuar nga tezja e një fëmije në klasën e tretë.
Sipas detajeve, tezja kishte shkuar të merrte mbesën e saj pasi mbaroi mësimin por kjo e fundit ka pretenduar se është bullizuar dhe dhunuar nga mësuesja.
Pas të qarave të mbesës së saj e cila ankohej se mësuesja e kishte dhunuar, tezja e saj e identifikuar si S.K ka shkuar tek mësuesja me të cilën ka pasur një debat të ndezur që degjeneroi në përdorimin e dhunës.
U desh ndërhyrja e stafit të shkollës për të ndalur përplasjen mes tyre. Ndërkohë vetë mësuesja ka shkuar në polici ku ka bërë denoncimin për dhunën e ushtruar ndaj saj nga S.K për shkak të detyrës.
“Memaliaj/ Dhunoi fizikisht një shtetase (mësuese), procedohet penalisht 41-vjeçarja. Shërbimet e Stacionit të Policisë Memaliaj referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasen S. K., 41 vjeçe, për veprën penale “Goditja për shkak të detyrës”.
Ditën e sotme, në ambientet e shkollës 9-vjeçare Memaliaj, pas një konflikti të çastit për motive të dobëta, 41-vjeçarja (familjare e një nxënëseje) ka dhunuar fizikisht një mësuese në këtë shkollë. Materialet procedurale në ngarkim të shtetases S. K. i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër, për veprime të mëtejshme”, thuhet në reagimin e Policisë për ngjarjen në fjalë.
Ja ka bere mire mesueses.
Memaliaj eshte ne Tepelene Mesuesja nuk duhet te tmerroje nxenesin . Koshdo prind po te ishte do acarohej Ka prinder qe e permbajne veten , por ka dhe nga ata qe nuk durojne Per mendimin tim mesusja ka gabuar
thom se e ka rrah pak po ca jan kta mesues ci rrahin fmin o i bullizojn kta njerez te semur nuk duhen len ne arsim
Shkoni i fusni nje te qi.re tezes, se prandaj zihet me mesuesen.
NE SHQIPERI DETYRA E MESUSES QENKA TE DHUNOJE NXENESIT?! PO MEDIAT VETEM JAPIN SI LAJM? PO PSIKOLLOGIA E SHKOLLES PSE NUK BEHET GJALL? PO SEKSIONI ARSIMIT? ARBRESHET KANE SHKUAR 600 VJET ME PAR NE ITALI DHE AKOMA NUK JANE GDHENDUR. KARAKTERI SHQIPTAR ESHTE SHUM I KOMPLIKUAR E NDOFTA I PAGDHENDSHEM.
Une e kam nje mbese dhe nuk e konceptoj si do sillesha po t'a rrihnin ne shkolle.Sigurisht nuk do reagoja mire,se askush nuk ka te drejte per asnje arsye te rrahe femijet.