
Rritja e pagave është vetëm hapi i parë për të frenuar eksodin e mjekëve drejt Gjermanisë. Universiteti i Mjekësisë ka hartuar një paketë propozimesh për t’i mbajtur në vend ata.
Politikat frenuese do të nisin nga studentët e Mjekësisë. Para se të hyjnë në fakultet do të firmosin kontratën për të punuar së paku tre vjet në Shqipëri.
Edhe diplomën e Mjekësisë do ta marrin vetëm pasi të kenë përmbyllur këtë detyrim. Studentët që nuk pranojnë këto kushte do të paguajnë tarifën e shkollimit njësoj si në vendet e tjera, afro 18 mijë dollarë.
Ndërsa për mjekët në sistem, rritja e pagave do të shoqërohet me lehtësi të tjera. Punonjësit e sistemit shëndetësor publik do të mbështeten me kredi të buta. Gjithashtu, do të ketë investime në spitale dhe qendra shëndetësore për të përmirësuar kushtet e punës së mjekëve.
Që nga viti 2016, universiteti i Mjekësisë raporton mbi 1 mijë mjekë të larguar nga Shqipëria, 20% e të cilëve ishin me përvojë dhe në specialitete të ndryshme.
Ndërkohë në fakultetin e mjekësisë ka nisur konkursi i specializimeve. Mjekët e përgjithshëm konkurrojnë për 325 kuota në specialitete të ndryshme ku më të kërkuarat janë kardiologjia, pediatria, dermatologjia, kirurgjia plastike dhe anestezi reanimacioni.
Paketë masash për stimulimin e studentëve të mos ikin
Qeveria ka bërë gati një paketë masash për stimulimin e mjekëve të rinj që të qëndrojnë në Shqipëri. Rektori i universitetit të mjekësisë Arben Gjata, një nga pjesëtarët e grupit të punës, thotë se asnjë mjek nuk do të mbahet kundër vullnetit, por dhe shteti nuk do të shpenzojë më për ata që duan të largohen.
“Simulimin mjekëve në Shqipëri, duke kërkuar nga ata për shkak të shpenzimeve që bëjnë qytetarët shqiptarë të qëndrojnë minimum 3 vjet të punojnë në Shqipëri, nëse s’do bien dakord atëherë do të detyrohen të paguajnë shpenzimet e plota të shkollimit,” – u shpreh Gjata.
Edhe ofrimi i shërbimit në sektorin publik përkundrejt atij privat në Shqipëri do të shoqërohet me benefite për mjekët e rinj.
“Do përfshihet dhënia e kredive të buta për mjekët e rinj që ata që kenë mundësi të marrin banesa me interesa të favorshme nga banka të nivelit të dytë dhe nëse largohen nga sektori publik atëherë do paguajnë me vlerën e tregut, nëse kështu është 2% do shtohet dhe 10%,” – deklaroi Gjata.
Fakulteti i mjekësisë po përmbyll procesin e specializimeve për mjekët e rinj. 325 kuota janë vënë në dispozicion të 370 kandidatëve. Për rektorin e universitetit të mjekësisë Arben Gjata rritja e pagave për specializantët do të ndikojë në plotësimin e të gjitha kuotave dhe në degët më pak të preferuara.
Ne Canada i bie qe mbasi te kene mbaruar te gjitha etapat studimore per tu bere mjek i familjes duhen gjithashtu edhe 1 deri 3 vite asistent mbas nje doktori me eksperience, dhe rreth moshes 34-35 vjec ke te drejten e titullit Doktor familje.Per tu bere specialist duhen edhe 3-4 vite te tjera plus.
Ndaj dhe ne Canada shkon ne emergjensi dhe pret 6 ore, sa cdo dhimbje te kesh iken vetvetiu. Do te kontaktosh me specialistin do te duhen nja 6 muaj (mbase dhe vdes para se te vij koha) plus je familje e re, problem i madh te gjesh mjek familje. Gjithmone i referohem Ontario. Keshtu qe mos na e permend Canada se e dim mire sec behet. Respekt
Epo hajdeni ne Shqiperi qe te dy meqe qeka keq kanadaja!
I bie te dali me parë ne pension se sa te behet specialist!?
Te dhjefsha Kanadane, sisteme qe kane spitale te bukura me administrate me floke me ngjyre portokalli qe esht fiks sic thote Genti, te lene te presesh e te vdesesh. Ikni se na e keni shpif. Perendimi eshte nje mirazh. Parajsa eshte vendi yt, kte te ndertojme dhe pike. Boll me morem rruget sikur ai karabushi ne Kanada apo ky Gavin Newsomi e Bideja qekan me te mire se kta qe kemi. Nje mut jane te gjithe. Shofim punen tone.
S'e ben dot sepse eshte antikushtetuese
Nese kalon me ligj eshte kushtetuese
Ketij i duket vetja i plotfuqishem sikur ka marre shkopin magjik qe nuk e kish me pare. Nje mut do besh o rilindas Shqiptaret jane shume me te zgjuar se ci pandeh zotrote ndaj ikin dhe gjejne zgjidhje. Ne vend qe te rrisesh kuatat e mjekve gjen arna e artifica idiote. Nese ka treg dhe oferta jashte do te ulin dhe ato standartin duke i testuar pa diplome. Po rama fundja pimtor eshte smerr vesh nga ekonomia!
Pervec kostove te llogaritshme financjare, eshte nje kosto tjeter, me e rende per shoqerine - numri i te drejtave te studimit eshte i kufizuar, dhe cdo mjek i diplomuar qe nuk sherben ne tregun vendas i ka ulur shoqerise mundesine e arsimimit te sasise se nevojshme te mjekeve.
Dakord qe t'i paguajne aq euro, por vetm nese universiteti do te kete cilesine e shkollave me te njejtin cmim ne vendet e tjera. Kur te ofrohet cilesia e pedagogeve, e laboratoreve, e praktikave, e bibliotekave etj, atehere coje pagesen jo 18 000, po edhe me lart. beje universitetin serioz, e pastaj kerkoju para njerezve. Dhe ajo cilesi qe nje pjese e studenteve ka (nje pjese dhe e theksoj) vjen si pasoje e punes titanike dhe individuale qe ata bejne dhe qe pak ose aspak ka te beje me ate qe ndodh ne auditore.
Si ka mundesi qe asnje politikan nuk ka emigruar po vetem mjek?
Pse e bëni histori këtë dukuri të ikjes së mjekëve?Problemi zgjidhet shumë lehtë dhe pa dhimbje,p.sh. 1Ata që studiojnë në kuriz të shtetit nëse nuk kanë para të paguajnë studimet,TI PAGUAJNË DUKE PUNUAR DYFISHIN E KOHËZGJATJES SË STUDIMEVE.E NJËJTA TË VLEJË EDHE PËR SPECIALIZANTËT. Kështu ishte e regulluar specializimi në Maqedoni! Nëse specializimi zgjatë katër vite duhet punuar TETË vite përndryshe i kthen ministrisë paratë me kamatë, nëse e lë pa plotësuar vitet e punës.
Mendoni te dipllomoheni njehere pastaj ankesat per te ikur.Apo jane nga keta studente qe ndrijne , me shqelma e mbarojne te paket jane studentet qe shkelqejne.Z.Edi Rama Shqiperia ka shume nevoje per Mjek, nd/mjek,infermjere,mami ashtu si ishte mbuluar ne kohen e monizmit.Ka pas spital ,maternitet deri ne zonat e thella .Une qe po shkruaj jam deshmitare per ate kohe Te eshte boshatisur fshati eshte frymarja e vendit pa fshat ska jete prandaj do bere dhe sherbimi Mire do besh tja u mbledhesh.
Akoma mendoni se njerezit ikin per leke????? Jo mor jo ikin nga padrejtesia...njoh milionere qe ikin njoh drejtore qe ikin e punojne pjatalares....nuk ikin per leke jooooooooo
Po politika Germane,Holandeze,Austriake,Angleze,Suedeze e dine qe Shteti Skiptare ka Investuar dhe nuk ka te drejte te mbaj Shtetas te tjere duke shfryezuar varferine apo gjendjen ekomomike? You dhj..........a mu ne "Dhimokrati dhe Drejtesi".
kJO kuote gjoja per shpenzimet qe ka bere shteti nuk e di sesi eshte llogaritur ,kur UM eshte ne nje nivel aresimimi edukimi miserabel mungese laboratoresh,mungese biblotekash, mungese interneti ne cdo ambjent, ky universitet eshte ne rankimin nderkombetar i fundit dhe dashka te kerkoka shpenzimet qe "gjoja jane bere" ne 18 .000 EU ,nje universitet krejt i pa afte .......
Gjeja e duhur.Shkollohen me taksat e qytetareve dhe duhet tu kthehet mbrapsht investimi publik. Diplomohen ne arsim publik dhe jo privat. Sa per cilesine eshte debat kot sepse me kete cilesi shkollimi po kerkojne te punesohen jashte vendit.u desh pandemia per te treguar sa mjeke shqiptare dhe ne cfare pozicionesh ndodheshin ne te kater anet e botes .
Kur do they qafen ky RPQ arrogant qe morri me qafe shqiprin bashk me Salem ilirin e kompani . Kush Karin eshte ky te mbaj peng njerezit universitet I paguajme ne populli Jo ky ropshtraku
E kunderta duhet bere, te paguaj 18000$ dhe nese punon 3 vjet ne Shqiperi i mer mbrapsh
Nje arsye me shume te ikesh nga Shqiperia Sa me pare. Shkon studion jashteshtetit, dhe rri atje
Te gjithe ata sdudente qe mbatojne mjeksine duhet tu hiqet pasaporta dhe e drejta e udhetimit. Ata duhet tu vihet nje chip ne kembe qe te kontrollphet levizja. E vetmja rruge qe mund te bejne eshte shtepi spital dhe kjo e shoqeruar nga forcat e rendit. Asnje mjek nuk duhet te kete te drejte te dale nga vendi per asnje arsye. Sigurimi i shtetit duhet te organizoje nje njesi speciale qe te gtabise mjeket shqiptare kido qe jane neper bote fhe ti sjelle me dhune ne shqiperi. Ose presioni fuhet nepermjet familireve qe lne ngel ne shqiperi. Duhen burhosur familiaret e mjekeve te arratisur.