Pashkët Ortodokse, besimtarët ndezin qirinj dhe luten në katedralen “Ngjallja e Krishtit” në Tiranë

12 Prill 2026, 09:45Sociale TEMA
Pashkët Ortodokse, besimtarët ndezin qirinj dhe luten në

Besimtarët ortodoksë në mbarë vendin kremtojnë Pashkën, një nga festat më të rëndësishme të kalendarit liturgjik ortodoks. Pas përkujtimit të së Premtes së Madhe, me procesionin e Epitafit të shenjtë, besimtarët morën pjesë në shërbesën e Ngjalljes dhe në Liturgjinë Hyjnore në katedralen “Ngjallja e Krishtit” në kryeqytet, e cila u drejtua nga Kryepiskopi i Tiranës, Durrësit dhe i Gjithë Shqipërisë, Joan Pelushi.

“Në këtë botë të trazuar na mjafton vetëm një siguri: Krishti u ngjall dhe jeton. Dhe nëse jeton Krishti, jetojmë edhe ne”, ishte një pjesë e mesazhit të përcjellë nga Kryepiskopi Joan.

Kjo ngjarje përbën një nga kulmet e përgatitjeve shpirtërore të besimtarëve për festën e Pashkës. Për të krishterët, Ringjallja e Krishtit është moment që simbolizon rilindjen e shpresës, forcimin e besimit te Zoti, kalimin nga e përkohshmja në të përjetshmen dhe çlirimin e njerëzve nga mëkati.Vezët e kuqe janë simbol i ritualit të kremtimeve, ndërsa pas mesnatë me përfundimin e meshës së shenjtë, me ndezjen e qirinjve, të gjithë u bashkuan në lutje. Pashka ortodokse kremtohet të dielën e parë pas fillimit të pranverës, apo të dielën e parë pas hënës së parë të plotë të muajit.

6 Komente

  1. A
    ANESTI

    GEZUAR MBAR ORTHODHOKSET ,,,KRISTOS ANESTI ,,,

    Përgjigjjuni
    1. K
      Klimax

      Gëzuar! Alithos Anesti!

      Përgjigjjuni
    2. E
      EleΥΘeriskeΨi

      Xronia Pola, Alithos Anesti!

      Përgjigjjuni
      1. G
        Gezuar

        Gezuar per shume vjet e sa me shpejt paqe per te gjithe o Zot i madh.

        Përgjigjjuni
        1. L
          Lavdi Enver Hoxhes!

          Shqipëria do të jetë një vend i lirë kur hoxha i fundit të varet me zorrët e priftit të fundit.

          Përgjigjjuni
          1. R
            Ringjallja pellazge

            Mbase frymezohesh nga 3 mbeturinat orthodhjere qe kan bere urimet e para. Ortodoksia Shqiptare dhe komuniteti Myslyman do pastrohen nga djalli qe i poshteron dhe perpiqet të pasqyroj kët komb zëmërgjer dhe dashamirës, si pjes të fundamentalizmit islamik, dhe akoma më keq, atij sllavo-grek te orëve më të errëta, te kristianizmit racist bizantin.

            Përgjigjjuni

          Lini një Përgjigje