
Osman Caka rrëfeu në "Shqip" me Rudina Xhungën sesi ia feston çdo vit ditëlindjen djalit të vrarë nga serbët në ditën kur sapo kishte mbushur 17 vjeç.
Caka, një baba i dërrmuar nga dhimbja, rrëfeu se nëna e djalit të tij, nuk e ka marrë më kurrë veten pas asaj që ndodhi. Ai tregon edhe si ia festoi ditëlindjen e fundit nëna Ilirit: Me një gotë ujë, sepse do bënte roje!
"Një natë para se të vritej kishte ditëlindjen. Ditëlindjen e ka patur në datën 12, se në 13 u vra. I tha nëna si të ta festoj nëna ditëlindjen?
I ka thënë, nënë vetëm një gotë ujë ma sill se do të shkoj në roj. ka ikur dhe e ka puthur nënën në ballë. Dhe prej atij momenti veç kur kanë ardhur na kanë zgjuar nga gjumi dhe nuk e kam parë më. Kështu ia feston ditëlindjen gjithmonë.
Sa të jemi gjallë, çdo 13 prill shkojm në Kosovë për ditëlindjen e djalit", tha Caka.
serbi gjakatar ne shekuj dhe Europa kurve qe ben sehir.u shofte fara e ndyre e Uraleve qe nuk u civilizua as per 300 vjet