Plani i ri i gjelbërimit, 1 pemë për çdo tavolinë lokali! Objektet nuk hipotekohen nëse subjekti nuk përmbush detyrimet

13 Maj 2026, 23:20Sociale TEMA
Plani i ri i gjelbërimit, 1 pemë për çdo tavolinë

Qeveria shqiptare ka miratuar një vendim të rëndësishëm për krijimin, funksionimin dhe administrimin e “Fondit të Gjelbër të Pemëve”. Ky instrument i ri synon integrimin e detyrueshëm të gjelbërimit në çdo zhvillim të territorit, duke i kthyer subjektet ndërtuese dhe bizneset që shfrytëzojnë hapësirat publike në kontribues direkt të stokut kombëtar të fidanëve.

Sipas vendimit, Fondi do të administrohet në nivel qendror nga Agjencia e Zhvillimit të Territorit (AZHT) dhe do të funksionojë si një fond fizik fidanësh dhe pemësh për mbjellje e rehabilitim urban.

Kush duhet të mbjellë pemë? Tarifat sipas ndërtimeve

Vendimi përcakton formula të qarta për çdo subjekt që pajiset me leje ndërtimi. Kontributi nuk është më opsional, por një kusht ligjor. Objektet rezidenciale dhe turistike, 1 pemë për çdo 30 m² sipërfaqe ndërtimi (minimumi 20 pemë për kat, por jo më shumë se 500 pemë për leje).

Vilat dhe shtëpitë individuale 10 pemë për çdo objekt.

Magazinat bujqësore dhe industriale 10 pemë për objekt.

Centralet energjetike 10 pemë për çdo Megavat (MW) të prodhuar.

Një rregull i ri synon edhe sektorin e shërbimeve. Çdo person që shfrytëzon hapësirën publike me tavolina dhe karrige (kafetë dhe restorantet) ka detyrimin të kontribuojë me 1 pemë për çdo tavolinë të vendosur jashtë. Ky kontribut mund të jepet fizikisht ose në vlerë monetare ekuivalente në llogarinë e bashkisë.

Bllokimi i “Certifikatës së Përdorimit”

Për të garantuar zbatimin në realitet, qeveria ka vendosur një mekanizëm shtrëngues. Para lëshimit të lejes, zhvilluesi dorëzon një “Deklaratë Përgjegjësie”. Megjithatë, momenti kyç është fundi i ndërtimit.

Certifikata e Përdorimit (Hipoteka e objektit) nuk do të lëshohet nga autoritetet nëse nuk ka një konfirmim zyrtar nga bashkia që subjekti ka përmbushur plotësisht detyrimin për mbjelljen e pemëve në zonat e përcaktuara.

Regjistri elektronik dhe monitorimi

Për të shmangur abuzimet, Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit (AKSHI) do të krijojë brenda tre muajve një regjistër të posaçëm elektronik si pjesë e sistemit e-Leje. Ky regjistër do të mbajë të dhëna të sakta për numrin e fidanëve të mbjellë; vendndodhjen ekzakte (koordinatat); datën e mbjelljes dhe statusin e mirëmbajtjes.

Ndërsa AZHT miraton zonat dhe llojet e bimësisë (në bashkëpunim me Ministrinë e Mjedisit), bashkitë janë ato që identifikojnë hapësirat dhe monitorojnë zbatimin në terren. Ky fond do të shërbejë edhe si një burim për institucionet publike, të cilat mund të kërkojnë pemë nga ky stok për projektet e tyre të gjelbërimit urban apo investimet publike.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe shënon një kthesë në politikat e urbanizimit me qëllim rritjen e sipërfaqeve të gjelbra në çdo qytet të Shqipërisë. /RTSH

5 Komente

  1. O
    Ozzy Osborne

    Po ku do mbillen këto pemë? Se 1 milion i ka mbjellë lali dhjeri mesa dimë në!

    Përgjigjjuni
    1. E
      Erjoni dora vete

      Pyt mamin tat se ajo i di ca vende te lira akoma.

      Përgjigjjuni
    2. G
      Gjeto

      Si aksionet komuniste!

      Përgjigjjuni
      1. v
        vlora.vlora

        Gruashkerdhyeri i rilindjes pasi e ka zene cdo vend me pallate dhe resorte duke prishur cdo gjelberim qe ka shqiperia tani u thote nje tavoline dhe nje peme ,si mund te behet kjo kur nje peme ze dy tavolina

        Përgjigjjuni
        1. S
          Shkodrani

          Plus 1 Dibran pas cdo peme

          Përgjigjjuni

          Lini një Përgjigje