Presidentja e KE vlerëson aeroportin e Tiranës: TIA, me rritjen më të shpejtë në Europë

3 Shtator 2024, 12:33Sociale TEMA
Presidentja e KE vlerëson aeroportin e Tiranës: TIA, me rritjen

Presidentja e Komisionit Europian, Ursula Von der Leyen, e pranishme në Samitin e Bledit në Slloveni ka vlerësuar Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës si aeroportin me rritjen më të shpejtë në Europë.

“Saktësisht një vit më parë ne prezantuam planin e ri të rritjes për Ballkanin Perëndimor dhe puna ka filluar të tregojë rezultatet e para.

Le të ndalemi për një moment dhe të kremtojmë këto arritje, për të cilat ju udhëheqësit e Ballkanit Perëndimor duhet të jeni shumë krenarë. Aeroporti i Tiranës ka rritjen më të shpejtë në Europë”.

Edhe Këshilli Ndërkombëtar i Aeroporteve konfirmon rritjen e vazhdueshme të aeroportit të Rinasit për numrin e lartë të pasagjerëve. Në të dhënat e fundit Shqipëria vijon të jetë në krye të listës me mbi 200% më shumë pasagjerë nga ajri se në vitin 2019.

Ndërkaq, Shqipëria ka shënuar një numër rekord turistëve që kanë zgjedhur të udhëtojnë nëpërmjet Rinasit.

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës, si porta hyrëse me e madhe ne vend, ka pritur 7.2 milionë pasagjerë gjatë periudhës janar-gusht të këtij viti.

Aeroporti i Rinasit është shndërruar në një qendër të rëndësishme rajonale për pasagjerët që udhëtojnë nga e gjithë bota. Synohet që deri në fund të vitit ky aeroport te tejkalojë shifrën e 10 milion pasagjerëve.

4 Komente

  1. E
    EU rrit pasagjeret ne Shqiperi !!!

    Ku eshte merita ketu e komisionit europian se po na habit ?! Na thuaj ndonje projekt konkret te ndihmes.

    Përgjigjjuni
    1. V
      Vereni mbas skenes

      Gjyshja Van der Leyen! Lutemi, qe te jeni te kursyer, ne fjalet lavde qe i drejtohen rames, qe dhe pa to, ne perjetojme semundjen e tij te rrezikeshme, per vendin tone te varfer, ku ai sundon mbi nje shtet, qe vuan te gjitha simptomat, malinje, qe vazhdojne ta shkaterrojne ne menyre integrale ate, e filluar me saliun dhe e vazhduar nga ky i semure keq mbas vetes se vet, qe investon shuma te medha, si ne turizem dhe rruge, ne menyre dispropocionale, duke dobesuar keq deget e tjera te ekonomise dhe institucionet. Ju gjykoni ramen, nga cfaqjet e rafinuara te ketij gjysem gaztori-politkan, ne oborret tuaja.

      Përgjigjjuni
      1. f
        flase

        MOs se na u merziten breket e Saliut qe vijne verdalle neper Tirane

        Përgjigjjuni
      2. G
        Gjergji

        Nuk e kuptoni dot se sa shume ka ndryshuar Shqiperia.E lumtura Shqiperi qe tani te drejton nje i mencur e i ditur qe per ne emograntet na bie ne sy menjehere.Si njeri kryeministri yn mund te kete te meta e patjeter ka,por perpara punes e mendyren inteligjente te drejtimit,kapacitetin intelektual eshte vertet kryeministri me i mire qe me formimin e shtetit shqiptar.

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje