Rezidencat qeveritare do të transformohen jo vetëm për sa i përket standardeve të godinave, por edhe funksionit të tyre, duke i kthyer ato në hotele luksoze. Projekti do të nisë me vilën në Vlorë dhe atë të Velipojës, ku shteti, nëpërmjet Korporatës së Investimeve, do të japë autorizimin për zhvillimin privat të këtyre pronave.
“Këto asete do të vihen në funksione me interes publik dhe, nga ana tjetër, do të rijetësohen duke e futur shtetin si partner dhe duke i dhënë mundësi sipërmarrjes që t’i transformojë në burim të ardhurash. Ky është rasti i dy projekteve: njëri për vilën e udhëheqësit dhe diktatorit shqiptar në Vlorë dhe tjetri për një tjetër rezidencë qeveritare në zonën e Velipojës”, tha kryeministri Edi Rama.
Miratimi i këtyre projekteve, sipas qeverisë, do t’i japë Shqipërisë mundësinë për akomodimin e turistëve elitarë, duke ndikuar pozitivisht në zhvillimin ekonomik të vendit.
“Po shikojmë praktikisht potencialin e madh që ka vënia në shfrytëzim e aseteve shtetërore për ta përfshirë publikun përmes shtetit si një palë e interesuar, duke ndryshuar praktikisht hap pas hapi edhe formulat e ndërveprimit me privatin. Duke i bashkuar këto interesa dhe duke e vënë shtetin në rolin e një pronari të zakonshëm, si palë në sipërmarrje, ne po zhvillojmë një infrastrukturë të re, faktikisht financiare për shtetin”, shtoi ai.
“Hospitality Albania” është titulli i projektit në të cilin Korporata Shqiptare e Investimeve do të luajë rolin e ndërmjetësuesit mes investitorëve privatë dhe institucioneve shtetërore.
Po cpune kane investitoret privat me pasurite shteterore? A ju rezulton me fitim projekti i rehabilitimit? Ju thoni i dashur kryminister, po me shume fitim. Atehere, pse duhet shteti ta ndaj kete fitim te pervitshem me investitorin privat? Ketu lind dyshimi i aresyeshem se e beni per te perfituar para nen dore nga privati. E pse duhet ta njollosni vehten kur fare mire kete projekt e menaxhon shteti dhe te ardhurat/fitimet 100 % shkojne per buxhetin? Nuk e kuptoj, mbase ngaqe jam e ndershme!
Te drejte e o Ana, por si do perfitojne pushtetaret nese pasuria mbetet ne pronesi te shtetit.
Ja mori diktatorit dhe ja dha popullit.Te fala Melonit
U LODHEM ME FJALEN ‘ELITAR’ VILA ELITARE ZONE ELITARE,TURISTA ELITARE. PO KETA NORMALET SI QUHEN BARK THARE, KOKE PALARE??? U QIFSHA LUKSIN SE NE MENTALITET MBANI ERA BAJGE
... Se ç'e shëmpnë derbederët, Mercenarët dhe Bejlerët, Se ç'e shtypnë jabanxhinjtë Se ç'e shtrythnë fajdexhinjtë, Se ç'e pren' e se ç'e vranë, Ç'e shkretuan anembanë, Nënë thundrën e përdhunës Anës Vjosës, anës Bunës! Çirem, digjem i vrerosur, Sakatosur, çarmatosur, As i gjall' as i varrosur, Pres një shenj' e pres një dritë, Pres me vjet' e pres me ditë, Se ç'u tera, se ç' u-mpaka, Se ç' u-çora, se ç' u-mplaka, Lark prej vatrës dhe prej punës, Anës Rinit, anës Tunës. Çakërdisur, batërdisur, Përpëlitur dhe zalisur, Endërronj pa funt, pa shpresë Anës Elbës, anës Spree-së. ... Nuk ka me drejtues shteti qe mendojne per vending e per popullin, port vecse te plackisin a perfitojne sa munden per veten e tyre
Kjo eshte vetem plackitje dhe falje per interesa personale te atij qe shtremberon buzet tere mllef e shperfillje kur del dhe flet para gazetareve apo nje grupi servilesh te administrates shteterore, ljesemarrese ne masakren kriminale te vjedhjes. VINI RE Flitet per investtore strategjike: jepen pronat shtetrore falas Oltes apo burrit te saj, dhenderrit te Trampit, Bardhes, Kastratit apo Manes etj. Ata ndertojne ne to hotele luksoze duke u oerjashtyar nga taksat dhe aty mund te pushojne vetem milionere apo miliardere te huaj dhe shqiptaret qe i ndertuan nuk do te lejohen ru afrohen.Po keshtu edhe me shtepite e pushimit te ish udheheqjes mojiste, do falen me djallezi, do marrin rryshfetin ata qe kane kopetencen ti falin dhe atje do jete zone e ndaluar per shqiptare Permes kesaj politike djallezofe, mbushin xhepat e veta, afrojne "miq" me influence per ti mbeshtetur ne votime dhe mbajtjen gjate te pushtetit dhe shqiptaret zbythen gradualisht duke i detyruar te largohen nga vendi Keta bastarde vandale po lene qindra mije pensioniste ne meshire te fatit, mijra e mijra familjare pa mundur te blejne nje apartament per te jetuar, mijra fshatare te lene trojet e te ikin ne mergim etj etj.... Ky eshte dhe thelbi i bashkepunimit Rama -Berisha