
Teksa foli për avancimin e kushteve në spitalet rajonale dhe autonominë menaxheriale për bluzat e bardha, Rama ndau dhe eksperiencën e tij si pacient në QSUT. Ai thotë se përpos shërbimit cilësor që mori, e bëri të ndjehet mirë dhe ajo çfarë i tha një nga mjekët që asistoi në ndërhyrjen e tij kirurgjikale.
“10 vite më parë këto pamje do ishin thjesht dhe vetëm pamje të një dëshirë, të një ëndrre që dukej absolutisht e pamundur të realizohej në një kohë relativisht të shkurtër. Sot jemi në një stad krejt tjetër dhe këtë e konfirmoj edhe si pacient i QSUT-së dhe jo më larg se pardje në mos gabohem, ministri i Jashtëm bëri një operacion në Spitalin e ri të Sëmundjeve të Brendshme më shkruan dhe mesazh që nuk e besoj dot akoma që ky është spitali ynë në Tiranë, dhe kështu dëshmojnë shumë njerëz që kanë kaluar nga ai spital që është për nga kushtet dhe ekspertiza e mjekësve, është ndër spitalet më të mira të Europës. Patjetër që më vjen mirë ta kujtoj se çfarë më tha një nga operuesit e mi dhe po e citoj se ai është demkrat 24 karat, ishte nder të të kishim në sallën e operacionit më tha, për herë të parë në shërbimin shëndetësor një kryeministër. I them këto për të sjellë në aktualitetin e kohës së sotme këtë përpjekje pa të cilën do ishte e pamundur të mblidheshim sot për kartat e autonomisë spitalore.”
Kujtojmë se kreu i qeverisë iu nënshtrua një ndërhyrjeje për heqjen e apandesitit më 17 Prill të vitit të kaluar. /tvklan.al
ky lloj nderhyrje ,eshte bere ne Shqiperi para 15 vitesh -APENDECTOMIA LAPAROSCOPIKE ,kurse ne bote ka 40 vite.Keto qe thua se qenka "spitali me i mire ne Europe" duhet te shohesh endera me sy hapur , ai qe te operoj ty ka qene perv 6 muaj minister i shendetesise dhe kete procedure e ka mesuar ne USA , ne kete QSUT hyn femija per pneumoni dhe del me HIV ku prinderit jane negativ??ne ate spital behej thrombectomia ne insultin cerebral ,tani eshte transferuar ne spital privat me 20.000 ,EU ???Sepse mungojne mjetet aparaturat qe jane degraduar, Ne kete QSUT, edhe pastrueja kerkon ryshfet 200 lek te pastroj dhomen,.... atje asnje procedure nderhyrje nuk behet po nuk pagove nen dore , Zoteri ne shendetesi duhen reforma te thella menazheriale,profesionale sepse eshte vite drite larg Europes, dhe jo show neper TV duke veshur me uniforma punonjesit me 3500 lek
Rama nuk është njeriu i përshtatshëm që mund të flasë për cilësinë e punës dhe operacioneve në QSUT. Normal që atij i kanë larë edhe këmbët aty. Duhen pyetur njerëzit e thjeshtë se si ështê shërbimi aty, higjiena, niveli i korrupsionit etj etj. Mua më kujtohet se para dy vjetësh një mut mjeku deklaroi botërisht në TV se në rast se pacientët nuk japin bakshish ata do ta lënë fare profesionin! Rama që kur është bërë kryeministër, që kur ka filluar të takohet me të Mëdhenjtë e kësaj bote ka filluar të fluturojë me presh. I duket se Shqipëria është kthyer në parajsë dhe ai vetë në shenjtor. Kështu mendonte edhe Berisha më parë!