Veliaj: Sot Tirana një qytet kozmopolitan. Investimet kanë rritur vlerën e pronës së qytetarëve

25 Janar 2024, 20:33Sociale TEMA

Veliaj: Sot Tirana një qytet kozmopolitan. Investimet kanë rritur

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj u shpreh se sot Tirana është një qytet kozmopolitan, që po jeton ditët e saj më të mira. Gjatë inspektimit të punimeve për godinën e re të shërbimeve për qytetarët në Bulevardin "Zogu I", Veliaj shtoi se me kantieret e punës të hapura, bashkia është një nga kontribuuesit kryesorë të zhvillimit. “Sot jemi në një Tiranë kozmopolitane. Bashkia e Tiranës është kontribuesi kryesor, duke qenë se ka zona të mëdha në rindërtim, siç është zona e Kombinatit dhe e 5 Majit. Shumë shpejt do të kemi edhe shortet e reja për ndarjen e shtëpive për banorët e fundit. Unë besoj se Tirana sot po jeton ditët e saj më të mira. Industria e ndërtimit është një nga punëdhënësit më të mëdhenj. Ka debate të ndryshme, sepse këtu çdo gjë ha debat, edhe një teatër, edhe një shesh, edhe një pazar, edhe një kala, edhe te liqeni, edhe te Bulevardi i Ri, edhe te Kombinati, edhe te 5 Maji e te Bregu i Lumit. Mesa duket jemi destinuar të punojmë me debat. Ajo që thonë statistikat është se, ndërtimi, bashkë me turizmin dhe teknologjinë e informacionit, është një nga industritë që kanë sjellë këtë bum në Tiranë”, tha Veliaj.

Kreu i Bashkisë komentoi edhe rritjen e vlerës së pronës së qytetarëve në kryeqytet. “Sa më shumë punojmë, sa më me cilësi e me estetikë i bëjmë gjërat, aq më lart shkon niveli i punës. Për të gjithë ata që kanë vërejtje për çmimin e pronës në Tiranë, pyes: ‘Po sikur çmimi i pronës të binte e sikur të përgjysmohej, a do ishte më mirë për atë që është pronar apo më keq? Rritja e vlerës së pronës në një qytet ku 93% e qytetarëve janë pronarë e jo qiraxhinj, është lajm i mirë për këta 93%. Për 7% të tjeret, që janë qiraxhinj, ka banesa sociale, bonus qiraje, ka kredi të buta nga Bashkia e Tiranës. Kush thotë duhen qindra vite për të blerë një shtëpi në Tiranë, duhet të shohë që në Tiranë ka shumë pak, në mos aspak, të pastrehë, e nëse ka, vijnë nga rrethet. Nëse do ishte keshtu, atëherë do ishim të gjithë duke fjetur rrugëve”, tha Veliaj.

Kryebashkiaku apeloi për më shumë bashkëpunim, teksa nënvizoi se fushata ka mbaruar e të gjithë tani duhet të japim një dorë që Tirana të vazhdojë të ngjitet sa më lart. “Le të mos e mallkojmë Tiranën, le të mos e shajmë progresin e qytetit, le të mos i vëmë stërkëmbësha qytetit. Qyteti ecën përpara kur bekohet dhe merr uratën nga të gjithë, sesa kur gjejmë arsye për t’i vënë stërkëmbësha qytetit tonë. Ky është qyteti ynë, është shtëpia jonë, është familja jonë. Fushata ka mbaruar e të gjithë tani duhet të japim një dorë që Tirana të vazhdojë të ngjitet sa më lart”, theksoi Veliaj.

4 Komente

  1. G
    Gran Polla

    Dhe uji i çezmes vjen era kerme dhe shijon si uji i lanes. Vazhdo mbill fiq.

    Përgjigjjuni
    1. I
      Injoranti

      Mir e ka ky " Tirana nen drejtimin e tij po lulezon" se do dy ore te vish nga Sheshi Shqiponja deri ne qender per shkak te trafikut. Ai po mburret me industrine e ndertimeve sepse po puneson njerezit, por me drejtimin qe ka marre kjo industri dhe per shkakt e makuterise se Veliajt dhe ndertuesve kjo industri po pregatit me shpejtesi shderrimin e Tiranes te papershtatshem per te jetuar per shkak te dendesise se madhe te popullsise ne nje pjese te vogel te saj rreth qendres per shkak te kullave qe jane planifikuar te ndertohen rreth e rrotul saj, per shkak te papastertise se ajrit qe eshte pasoj direkte e shtimit te dendesise se popullsise e cila shoqerohet me shtimin e te gjitha llojeve te aktiviteteve njerezore; per shkak te trafikut, kjo ganngrene u pregatit dhe po rritet me shpejtesi marramendese nga Ejon Velija dhe ndertuesit, te clet per te shmangur rritjen e kostos se ndertimit i jane kthyer getove te medha si ato qe jane ndertuar nga pallati me shigjeta deri tek ish Uzina Enver. Ne keto geto ne rast te nje termeti banoret nuk kane vend ku te dalin dhe te presin prfundimin e lekundjeve sepse hapsiramidis pallateve nuk eshte as 20 metra ndersa lartesi e tyre i kalon 30 metra, ka rrezik qe ne rast shembjeje edhe pse do tejene jasht do ti zene harcat nenvete. Tirana eshte dhe do te behet ne te ardhmen e shpejte nje qytet i papershtatshem per te jetuar per shkak te reduktimit ne maksimum te siperfaqeve te gjelberta brenda saj. Cilen lulishte ka nderuar Erjon Velija, ai u ka vjedhur banoreve te pallateve ekzistuese gjithe siperfaqet e gjelberta qe ishin rreth tyre dhe ua ka dhene me qira lokaleve, kur ajo siperfaqe eshte paguar nga banoret. Tashme ato jane betonizuar dhe rrethua me ligustra duke u zene frymen banorve. Shikoni sa pallate shume kateshe jane ndertuar pa leneasnje meter siperfaqe te gjelber rreth tyre. Poi behet jehone nga bashkia gjelberimit vertikal, kesaj mufke qe mbillet cdo pranvere dhe thahet ne gusht nga temperatura e larte per shkak te reflektimeve nga pallatetperball. As Unaza e re nuk e zgjidhi trafikun e Tiranes,sepse jugu , perendimi dhe veriu i vendit kane vetem nje porte hyrese per.ne Tirane. Zgjidhja do te ishte bashkimi i Bathores me fundin e bulevardit te ri me nje tunel, por kjo zgjidhje nuk i leverdis xhepitte Erjonit dhe sipermarresve sepse nuk mund te ndertojne kate shtese sintek kulat apo pallatete. Nga mezi i bulevardit te ri e deri tek lumi mund te ishin ndertuar shumica e kullave qe jane ndertiuar dhe jane planifikuar per tu ngritur rreth qendres se Tiranes, atje kishte siperfaqe te lira edhe per hapsirat e gjelberta ne raport me siperfaqet e banueshme dhe trafiku pothuajse nuk ekzistonte, por babezia nuk te le te shikosh me tej se hunda jote. Tirana eshte nje qytet relativisht i ri dhe me mundesi per tu shtrire si ne drejtim te lindjes dhe perendimit, ajo nuk ka asnje arsye perse ti perkeqesoj cilesite e jetes se banorve te saj per skak te korrupsionit dhe krimit te organizuar. Qytete e medha perendimore po e zgjidhin problemin e trafikut me autostradat nen tokesore poshte qyteteve e ne nuk i kemi ato mundesi sepse parat tona vetem vidhen nga mengjezi e dei ne darke. Per Erjon Veliajn Tirana eshte vetem Bulevardi Deshmoret e Kombit, por sa do qe ti ndryshohen atij ngjyrat e dritavete kryqezimeve nukmund tja heqin shemtine qe ju shkaktua me kullen perballe piramides. Ndaloni ndertimin e kullave rreth qendres se qytetit sa nuk eshte von, ndaloni ndertimin e te ashtu quajturave kompekse banimi qe s'jane gje tjeter vecse "getot e korrupsionit", ndretoni te pakten dy lulishte te medha brenda Tiranes. Dhe me ne fund zoti Erjon Velija kur do te jete i parrezikshem per jeten uji qe na vjen ne rubinetat e hyrjeve tona , ku shkuan parate e investimit gjerman per per filtrimin e ujit te Bovilles?.

      Përgjigjjuni
      1. A
        Alex

        Tirana ka nevojë për rrugë dhe hapësira të reja jo për ndërtime të reja! Në lidhje me rritjen e çmimit e pronës mos u shqetëso Qazimo se dita ditës po kapin majat por propagandoje si rritje e cilësisë së jetës edhe pse cilësia e jetës në Kryeqytet është zero!

        Përgjigjjuni
        1. L
          LALI, profesionet e lira!!!!

          Do te na ikin edhe hidrauliket , elektriçistet, stomatologet, mjeket po se po .

          Përgjigjjuni

          Lini një Përgjigje