Rama zbërthen Shqipërinë turistike: Ishim Koreja e Veriut të Europës, tani duam turizmin luksoz

24 Janar 2024, 20:30Sociale TEMA
Rama zbërthen Shqipërinë turistike: Ishim Koreja e Veriut të

Kryeministri Edi Rama ka zbërthyer në një konferencë për mediat nga Madridi ku po zhvillohet panairi i turizmit “FITUR”, strategjinë e qeverisë për ta shndërruar Shqipërinë në destinacion të qëndrueshëm turistik në 12 muajt e vitit.

Sipas Ramës projekti po fokusohet te bërja për vete e pushuesve elitarë dhe konsolidimin e tregut nëpërmjet turizmit luksoz. Shefi i qeverisë shprehu frikën se turizmi masiv do ta dëmtonte më shumë sesa do të zhvillonte ekonominë dhe resurset e Shqipërisë.

Ne nuk jemi vendi i Jezusit, jemi vendi i Shën Thomait, po nuk prekëm me dorë nuk besojmë. Tani që po prekin dhe besojmë bazuar në provat, jemi shumë të lumtur që besojmë dhe jo vetëm supozimin se do ndodhë diçka e madhe. Na duhet të tregojmë shumë kujdes lidhur me zhvillimin dhe të vendosim një ekuilibër midis së tashmes dhe të ardhmes. Ekuilibër midis më shumë të ardhurave nga turizmi dhe nevojës për ruajtjen e natyrës. Ne jemi bekuar nga një vend, i cili me sipërfaqe shumë të vogël, është besoj  një vend shumë i larmishëm. Sepse në këtë hapësirë kaq të vogël përmban dy dete, 9 lumenj, shumë male. Në një distancë shumë të shkurtër mund të jesh në Spanjë dhe në Zvicër në të njëjtën kohë, Mund të jesh në Amerikën e Veriut dhe Amerikën e Jugut sa i përket klimës. Duam të nxisim më shumë turizmin luksoz për të mos rënë viktimë e turizmit masiv, që në fund të fundit nuk i jep vendit aq përfitim sa mund t’i sjellë dëme.

I pyetur nga gazetarët spanjollë se sa garanci ofron Shqipëria për sigurinë e turistëve europianë dhe pushime të qeta, Rama tha se vendi ka bërë hapa transformues në këtë drejtim, duke marrë parasysb që dikur quhej Koreja e Veriut në Europë.

Është në fakt mes gjërash të tjera një vend krejt i ndryshëm nga perceptimi që për vite të tëra ka qenë i pranishëm sa i përket sigurisë. Po ju jap vetëm një shembull Ne bazuar në statistikat e BE-së jemi vendi me numrin më të ulët të vjedhjes së shtëpive në Europë. E dyta është se jemi një vend ku mikpritja është feja kryesore. Meqë ra fjala në kaq shumë vite, qysh se kur dolëm nga situata e të qenit Koreja e Veriut të Europës, sepse ishim vend komunist, i hymë një rruge me pengesa tranzicioni dhe shumë probleme sigurie, por gjatë gjithë këtyre viteve jemi hasur me situata në të shkuarën që kanë qenë të dëmshme edhe fizikisht për njerëzit por kurrë asnjëherë, ndonjë vizitorë i huaj është dëmtuar. 

Ndoshta shumë pak raste që janë vërtetim i rregullit, që shkruhet në Kushtetutën e parë të Shqipërisë së kohës së mesjetës, që thotë se shtëpia e shqiptarit i përket Zotit dhe mikut. E për aq kohë sa Zoti ende nuk është shfaqur në vetëvete, miku është imazhi më i afërt i tij, ndaj mikun duhet ta trajtosh is Perëndi. Kështu trajtohen miqtë në Shqipëri. Shqipëria jo vetëm është e bukur por është mjaft e sigurt dhe siguria është një ndër fjalët më të përdorura prej turistëve kur vijnë. Turistëve që vijnë nga kryeqytete europiane perëndimore. Kur i pyesin çfarë u pëlqen nga Shqipëria, thonë: njerëzit, ushqimi dhe siguria."

9 Komente

  1. T
    Tani

    Do marresh te Semes! Edhe ne qe jemi Shqiprare nuk na behet te vijme atje per pushime se e keni bere Shqiperine si Bangladeshi- pa rregulla dhe qeveri qe eshte ne sherbim te popullit. Nuk vjen zhvllimi vetem me disa ndertesa apo rruge o Koketul! Duhet ndryshim ne qeverisje, ne mentalitet, dhe praktika pune ku qeveria eshte ne sherbim te popullit. Ti nuk e kupton dote se nuk ke punuar ne qeverite perendimore.

    Përgjigjjuni
    1. D
      Ducja

      Po kujt I ruhet edhe apo nuk erdhe ti, o derezi. Pse I jepni kaq rendesi vets. Nje emigrant I rendomte je.ketu do vijne 14 millions turiste jete vit...

      Përgjigjjuni
    2. U
      Uroj ta provosh nje dite te jetosh si ne, kaq do t

      Po, ke te drejt. Por per pensionistin qe e ke me me pak se 20 mije lek ne muaj, ke ndonje ide se si jeton? E imagjinon dot veten me 20 mije lek ne muaj? Nenen tende e imagjinon dot te jetonte me aq para?

      Përgjigjjuni
      1. V
        Vranakonti

        Po, nevojtorja e Evropes , e kishe fjalen, ?

        Përgjigjjuni
        1. T
          TIMONIERI

          Ku je kryehajduti i Shqiperise, ideatori, realizuesi dhe perfituesi i incineratoreve, PPP-ve dhe koncesioneve ! Nen udheheqjen tende, Shqiperia ka kaluar nga " Koreja e Veriut te Evropes " ne kryeshtetin e hajnave, korrupsionit, droges, prostitucionit dhe braktisjes se vendit. Ku je o Shallvarexhiu dhe shakaxhiu me i madh i Kombit ! Po cfare do te bejme ne kur te ikesh ti ne....SPAK ? Sigurisht, jo tani por pak pas renies nga maja e kotecit ku kendon sot. Megjithate, vazhdo edhe pak por mos harro citjanet se te duhen per tek 313. Te duket marrezi cafre po them une ? Edhe karaduzes Sali ashtu i dukej deri para dy vitesh, por ja qe erdhi koha te shnderrohet ne nje lapangjoz qe del cdo dite ne ballkon si hoxha maje minarese dhe na gajas se qeshuri me jargavitjet e tij.

          Përgjigjjuni
          1. D
            Dukati

            Boll me keto krahasime idiote, kemi qene ,jemi e do te jemi vetem SHQIPERIA ne cdo kohe e ne cdo moment.Rrethanat,kushtet na jane cfaqur te ndryshme.Dhembez te nje ingranazhi super te madh jemi.Sot jemi si jane rrethanat dhe kushtet.psh.leviz si motor i ekonomise korrupsioni ne ekonomine boterore , droga , trafiqet notojme edhe ne ato ujra.Pra jemi sot nje Siqeli e Europes apo nje Shqiperi ?.

            Përgjigjjuni
            1. A
              Anti

              Na cave trapin po zotrote si u bere kaq i mencur ne kete Kore?Bythqire nuk behesh interesant duke nxirr vendit tend ai duhet pranuar ashtu sic eshte.Krahasim koqesh po tani si eshte mund te na thuash?Tani eshte parajsa mbi toke dhe ti arkitekti i bollekut dhe zhvillimit.Sje ne gjendje te besh zap nje plake te rrjedhur mburresh me pordhet turistike te cilet jane kurioz per te pare nje vend qe dikur ka qene i izoluar dhe kureshtja dhe habia eshte e natyrshme se po te ushte ashtu sic e per shkruan nuk do vinte te dhiste asnje.Coc kujtuam sec ishe por edhe ti nuk ke asnje ndryshim nga plehrat e tjera dallimi eshte se artikulohesh bukur.

              Përgjigjjuni
              1. b
                bam

                kores se veriut i mer te keqen ,,,,ne na ndryshoj identitetin plera ,,,,

                Përgjigjjuni
                1. ?
                  ?xzy

                  Sa idiot ky palaço kryeministër. Ajo kohë or trapi me çitjane kishte edhe shumë gjëra të mira. Dhe ti ke qënë njëri nga përfituesit e asaj epoke. Prandaj mos na bë moral tani. E zgjodhe fakultetin ku ishte më i lehti meqë nuk kishte tru për inxhinjeri apo matematikë se kishe emrin e nënës dhe babës komunistë nga prapa. Kur shan atë sistem, (që meriton të shahet, por jo nga ty dhe Berisha), dukesh sikur pështyn mbi veten tënde. Mbi prindërit e tu po se po. Por ndofta e ke nga truri i shkatërruar nga kokaina. Nuk ta vë re njeri, mos u mërzit.

                  Përgjigjjuni

                  Lini një Përgjigje