Forcat e Armatosura hapin dyert për këdo që dëshiron të kontribuojë në sigurinë dhe mbrojtjen e vendit.
Kryeministri Edi Rama pasditen e kësaj të hëne ka bërë me dije se për të gjithë ata që dëshirojnë t’ i bashkohen Forcave të Armatosura atëhere mund të aplikojnë në faqen zyrtare www.mod.gov.al/rekrutim, në seksionet e rekrutimit në qarqe ose në Qendrën e Personel Rekrutimit pranë garnizonit “Skënderbej” në Rrugën e Dibrës, Tiranë.
Për të gjithë ata që bëhen pjesë e Forcave të Armatosura ka një sërë benefitesh, përpos të ardhurave mujore të cilat nuk janë më poshtë se 75 mijë lekë të reja, ndërkohë do të kenë shërbim shëndetësor falas, arsimin dhe aftësi profesionale falas, trajnime dhe stërvitje jashtë vendit.
Sakaq, mosha e rekurtëve duhet të jetë 18 vjeç dhe deri në 30-vjeç si dhe data e fundit e aplikimeve është caktuar 31 dhjetor 2024.
O Hajdar po cilin vend ?? Atë që ju ke shitur oligarkëve?? Edhe 20 km rrruge e ben me pagesë paske qen tradhëtar fare
Tani u kujtuat për mbrojtjen e vëndit? Pasi e vothet dhe e shkatruat pronat e pronarët e vërtet doni edhe mbrojtje pêr pasurit tuaja ... ju politikanët e ktyre 34 vjetve ja keni nxir jetën popullsis për së gjalli. Nuk ngre njeri pushk për tju mbrojtur juve .. jeni të pa skrupullt . Pa ja kthyer pronat pronarve të vërtet nuk keni për të pas mbështetje. Ata qê ju vijn nga prapa Jan vukarenj nga trut. Pse nuk sekuestrohen pronat e gjygjtarve që nuk kaluan vetingun? Keni bër ligje vetëm për fukarenjt. Jazëk ju qoft. U shofshi si rrac deri 7 breza.