
Kryeministri Rama duke folur me prindërit në Fier, lajmëroi se është gati një marrëveshje e qeverisë me Emiratet e Bashkuara Arabe për sigurinë në shkolla. Parashikohen të vendosen kamera në çdo klasë, korridor, hyrje dhe dalje e cila do monitorojë gjithçka. Më tej pritet të vendoset dhe sistemi për parandalimin e futjes së celularit në shkolla dhe të çdo mjeti tjetër metalik që do kontrollohet në hyrje.
Po ashtu, shton Rama, prindërit mund të kenë qasje në informacionin se si po zhvillohet mësimi i fëmijëve të tyre në klasë dhe mund të monitorojnë cilësinë e procesit edukativ.
Kjo mundësi, sipas tij ka sjellë një ulje të dukshme të bullizmit dhe sjelljes problematike në shkollat e Emirateve të Bashkiara Arabe, pasi nxënësit janë nën vëmendjen e vazhdueshme të kamerave dhe janë të vetëdijshëm për këtë.
'Ne i kemi vënë oficer sigurie në shkolla. Jam dakord, lokalet. Ka qenë gjithë hashashi që futej në shkolla. E kemi shtuar numrin e oficerëve. Mes oficerëve që e bëjnë punën mirë. Por në këtë botë, kur teknologjia është bërë oportunitet. Mund të zgjidhim gjëra me të. Do mbyllim marrëveshje me Emiratet e Bashkuara Arabe për një program të sigurisë në shkollë që është një nga sukseset e teknologjisë në atë shtet, vendosjen nën monitorim digjital të shkollës, në çdo klasë, korridor. Ka sjellë atje që është ndryshuar dinamika e jetës në shkollë. S’ka aty doli tek lokali. Me këtë sistem, që nga drejtoria e shkollës, do ta kenë shkollën në kohë reale pasqyrë. Për të parë kush hyn e kush del. Edhe mësuesit edhe nxënësit.
Edhe prindi do vijë sa herë të dojë, të shikojë si rri fëmija në klasë. Me këtë program ata praktikisht e kanë çuar bullizmin në nivele minimale. Të qenit sikur po bën mësim në sytë e publikut, program që ka protokoll. Transformim shumë i madh. Të fokusohet vëmendja aty ku duhet. Dhe jo të shikohet nga të katër anët. Tek celulari kemi një diskutim. E kemi ndaluar në shkolla. Ka një nivel respektimi më shumë se e mendoja. Por ka toleranca. Kemi mundësi ta ndalojmë fare hyrjen e celularit në shkollë. Me kontroll digjital. Ai program ça ka në trup gjëra metalike, menjëherë ky duhet kontrolluar. Evitohen frikërat, jo hyri thika', thotë Rama.
Si gjithmone i nderuar Km. z. Edi Rama vetem miresi dhe garanti per sigurine e femijve ne shkolla... nje hape per sigurine e secilit Femije qe shkon ne shkolle... Vetem urime dhe sukese dhe vetem sukese... Zoti ju ndimofte se zgjuarsine dhe frocen shyqyr zoti jua ka dhene.. Mos te harojme dhe pergjethesine per mbarevatjen dhe Edukimin kryesore e mbajne prinderit dhe njerezit qe i rrethojne te Rinjte....
lol shkolla turkarabe per sqiptare
shih Luleshtrydhja si e mban me dore, ndersa orgazmohet me fjalet e te Gjatit
Kam frike se keto qe thua jane vetem fjale dhe do t`i marre era , si gjera koti . Ajo qe premtohet , duhet peshuar mire para se te hidhet ne publik , dhe vetem kur mund te zbatohet . Qyah se u bere k/minister , premtove se ne cdo institucion qe komunikon me publikun do te vendosje njerez te afte qe te mbikqyrin dejt shkrimin dhe drejt shqiptimin , sipas normave letrare zyrtare , por zotrote , jovetem qe e ke harruar , por veshtire ta pranosh se na ke premtuar ! Gjuha jone e bukur renkon nga plagete deformimet e perditshem te injoranteve analfabete te "shkolluar" !
Duam Shtetin Bektashjan ne e ! Apo e ke cuar per vizite -konsulte ne Greqi - kapterrin Baba mondi. Mezi po presim o shallvare mut . ------Kapterri do behet Pap . ------- Mos u bo Mashtrues i dhim . Ose haje ate qe ke dhit ,ose cohu dhe hik .
Dhe me Jemenin pse jo...ky sikur do te hyje ne BE? Apo prape lypje....si tha firma per cdo shkolle. Po ku le hapesire te gjelbert ti o njeri? Ku ti bejne apo ne tarace e ke zgjidhjen.
Mire qe ky bojaxhi i cmendur, mbas erdoganit dhe mbas botes se erret arabe, po vazhdon ta ktheje kete vend ne nje qenef qe kundermon gjithandej, por mender ky popull pse vazhdon te hesht.
Po shikoni ndonje mundesi tjeter me te mire z. k/minister! Mbase do te ishte me mire dhe me e sigurte qe te nisim ne hapsire nje satelit per cdo shkolle ne shqiperi, ashtu sic beme per drogen dhe rezultatet jane shume, shume te kenaqshme????? Ka ikur koha e kamerave, e policeve, mendoj une, ka ardhur koha e sateliteve tani?