Reshje bore në juglindje të vendit, trashësia deri në 10 cm në disa zona

30 Nëntor 2024, 10:08Sociale TEMA
Reshje bore në juglindje të vendit, trashësia deri në 10 cm

Rikthehen reshjet e borës në juglindje të vendit. Reshjet sipas të dhënave kanë përfshirë të gjithë territorin e juglindjes pas rreth orës 2 të mëngjesit të sotëm.

Në zonat malore trashësia varion nga 5-10 cm ndërkohë që në zonat më të ulëta trashësia është më e vogël, fatmirësisht nuk ka pasur vështirësi të mëdha pasi edhe temperaturat nuk kanë rënë nën 0 gradë.

Sipas  të dhënave të gjitha kompanitë nga Qafë Thana drejt Korçës, Kapshticës , Dardhës dhe Kolonjës janë në gatishmëri për çdo situatë, rrugët aktualisht qarkullohen pa probleme megjithatë rekomandohen goma dimërore bashkë me pajisjet shtesë gjatë lëvizjes.

Lini një Përgjigje