“Luftën e drejtoi Enveri”, komunisti përplaset me gazetarin: Imperializmi na ka marrë më qafë

29 Nëntor 2024, 11:37Sociale TEMA
“Luftën e drejtoi Enveri”, komunisti përplaset me

Në 80 vjetorin e Çlirimit të Shqipërisë, gjatë ceremonisë të zhvilluar në Shkodër tek varrezat e dëshmorëve, Partia Komuniste përmes sekretarit të saj Gjon Bruçi pranë bustit të ushtarit të panjohur vendosi yllin e kuq.

Vendosja e yllit dhe nderimi me grushtin komunist nga përfaqësues të Partisë Komuniste u bë në praninë e drejtuesve vendorë.

Bruçi tha se është e turpshme që nuk përmendet fakti se Çlirimin e Shqipërisë e bëri Partia Komuniste.

“Të përmendësh luftën dhe të mos përmendësh Partinë Komuniste dhe shokun Enver hoxha, do të thotë të mos jesh këtu”, tha ai.

Bruçi u shpreh se ishin komunistët që sollën lirinë në vend dhe se në këto 34 vite Shqipërisë sipas tij është e pushtuar. I vetmi moment kur Shqipëria kishte liri e Pavarësi sipas Bruçit është gjatë periudhës të diktaturës komuniste.

“Sot është më keq sesa kjo vranësi që është sot”, tha ai.

I pyetur se nga kush jemi të pushtuar, ai u përgjigj: “Nga vetvetja, nga imperialistët amerikanë, nga imperialistët evropianë, nga Turqia…”.

 

1 Komente

  1. .
    ...

    Ka të drejtë komunisti, Shqipëria është kthyer në një vend neokolonial. Nuk bën dot politika të pavarura si para vitit 1990 se ndeshet me sanksione dhe anarkira të renda prej neokolonizatorëve, siç u përpoqën; dhe pse i vunë sanksionet pa rezultat para vitit 1990; më pas anarkinë - se fundi e arritën. Ka që mendojë të kundërtën, se Shqipëria ka qenë një vend neokolonial, por historia nuk thotë kështu. Shqipëria ka qenë vend aleat dhe miqësor me shumë vende, por kur i janë prekur interesat e saj, dhe pse vend i vogël, e ka thënë fjalën e saj, dhe pse mund të mos u ketë pëlqyer "aleatëve" spo "miqve të mëdhenj", e ndërgjegjëshme për pasojat, me dinjitet e sovranitet të plotë, duke mos vënë asnjëherë në dyshim integritetin teritorial të atdheut dhe rezistoi në këmbë e kryrlartë, nuk vdiq. Dhe ja ku jemi sot: shtriu ose vdis!

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje