Kryebashkiaku socialist i Himarës, Vangjel Tavo ka kujtuar sot ditën e kobshme të një viti më parë kur mediat maqedonase raportuan për një aksident të rëndë rrugor që i mori jetën vajzës së tij, Eva Tavo.
"Sot, një vit më parë, Eva e bukur, vajza ime, shpirti i dlirë i kësaj bote, qenia me zemrën e madhe e të mbushur plot dashuri për jetën dhe njerëzit, shkoi të flinte me engjëjt!
Na mungon shumë Eva. Na mungon në çdo frymëmarrje! Janë kujtimet e tua dhe dashuria jote e pashtershme që na japin forcë të ecim përpara e të shërbejmë sa mundemi, siç bëre ti. Sepse ti ishe frymëzimi, dashuria dhe vetë jeta", shkruan Vangjel Tavo.
Eva (Evanthia) Tavo, vajza e politikanit të njohur Vangjel Tavo ka ndërruar jetë më 28 nëntor 2023 në Maqedoninë e Veriut si pasojë e një aksidenti të rëndë rrugor. Ajo ishte pasagjere në një mjet tip "Audi" që po lëvizte në autostradën "Nënë Tereza" me drejtim nga Tetova për në Shkup.
Fatkeqësisht, në fshatin Llaskarcë makina ka dalë nga rruga dhe vajza e politikanit Vangjel Tavo ndërroi jetë në vend. 24 vjeçarja kishte humbur jetën menjëherë nga plagët e marra.
Qoftë e xhenetit. U prehtë në parajsë. Gjynah i zotit…..???????????? Bëju i fortë Vangjel. Ngushëllime si prind.
Pabesit e gjakdhjerve kunder ketij kombi i denon zoti. Erdhet si pabuksa e ju bem njerez hu dham te hanit e ju mesuam gjithcka por gjakdhjeri ngelka ter jeten gjakdhjer bishti i qenit bisht qeni ngel.
Mos o njeri, nuk eshte mire keshtu! Nje baba ka humbur driten e syve, nuk ka ngushellim e qetesi shpirti i prindit kur humb nje femije. Te dhente Zoti drite e paqe! Vangjeli ka treguar qe eshte qytetar i denje i Shqiperise dhe e do kete vend njesoj si ne. Jemi kalimtare ne kete bote.
E paharruar VAJZA juaj Vangjel Tavo ! Mbështetje dhe kurajo për qytetarinë tënde që kontribuon në çështjet me interes publik.