Kryeministri Edi Rama ka inspektuar kantierin e aeroportit të Vlorës, ku shprehet se po ecet me ritëm drejt fazave finale të ndërtimit, për pistën 3.2 km, kullën e kontrollit, terminalin 25 mijë metër katror, si edhe të gjithë pjesët e infrastrukturës aeroportuale, ku do të operojnë zjarrfikësit, policia, doganat e me radhë.
Rama vizitoi kantierin e Aeroportit së bashku me zv/Kryeministren dhe Ministren për Infrastrukturën dhe Energjinë Belinda Balluku.
“Ndodhemi në kantierin e Aeroportit të Vlorës. Tashmë jemi në fazat finale të ndërtimit, këtu, i kemi vendosur punët në vijë. Në krahun tonë të majtë është pista prej 3.2 kilometër ashtu siç kemi thënë. Siç e shikoni janë të gjitha makineritë në operacion në këto momente.
Jemi në fazën e shtrimit të stabilizantit për të kaluar pastaj tek të gjitha shtresat e tjera, çmimentato e deri sa të shkojmë tek asfalti special që përdoret për pistën. Këtu jemi pjesën e ndërtesave të zjarrfikësve.
Përpara kemi kullën. Kulla është tashmë pothuajse e përfunduar, janë bërë të gjitha ndarjet, në ndërkohë që pjesa e kupolës së sipërme është e prodhuar dhe vjen e gatshme për t’u montuar. Kemi disa afate që i kemi vendosur në kalendar.” – tha zv.kryeministrja Balluku, teksa shpjegoi edhe zona problematike të ndërtimit për shkak të gjeologjisë së vështirë.
Kryeministri Rama vlerësoi punën e bërë deri tani, teksa theksoi se ajo duhet intensifikuar në vijim.
“Tani duhet punë natë e ditë që të arrijmë që sezoni të përfshihet në aktivitetin e aeroportit dhe në aktivitetin e përgjithshëm ekonomik të vendit dhe pastaj me siguri shumë gjëra të tjera pozitive do vijnë nga prania e aeroportit, por është shumë e rëndësishme; ditë-natë, natë-ditë, ditë-natë, natë-ditë.” – u shpreh ai.
Kjo eshte te vesh duart ne koke.. shfaqe e peshtire..si ka mundesi qe zevendeskryemistrja ben rolin e gazetares apo te perfaqesuesit te firmes qe nderton aeroportin duke i shpjeguar kryeministrit si po ecen vepra...booo..ah, me beri pershtypje qe Bela i tha Ramsit qe kan dale probleme gjeologjike te paparashikuara.. dmth do shtojne edhe ca miliona Euro per ti vjedhur per zgjedhjet..
Probleme gjeologjike te paparashikuara? Po cne ? Dhe bufi e di qe eshte toke gjysem kenetore.nuk dihej kjo? Apo investitori do fryje faturat e ta beje si Kukesi pastaj.
Sjpjegimi bëhet për publikun. Ata vetë i donë gjërat Pak pozitivitet për investime te tilla të mëdha që ndikojnë në ekonominë e vendit
Ju lumte veper e madhe me interesa te perfitimit ekonomik per gjithe vendin e vecanerisht per zonen
Po po ti prape ne bythe do e kesh...por kete here pak me thelle.
Do e besh sic dhjeve ate te Kukesit o nipi i spiro kolekes, do ulen sorrat do bejne glasen.
Madje I ke plotesisht ne vije. Me pensionet tona e me lirimin e qoftelargut nga arresti ke vene piken e madhe. Tani nuk kemi asnje medyshje. Thefsh qafen sa me pare
Allah, Allah!Sa punon ky shoku Edi, ja kaloi dhe shokut Enver!....
Po Kuksi si vajti.Sa euro merr koncensionari ne vit nga mos arketimi I te ardhurave? Kush mban pergjegjesi?
Ky eshte kllaun cirku me syze nga ato te qenve mban fjalim si Kim Jang-un i Korese se Veriut, ne krah te djathte ka Cucin qe e ka martuar me nje nga grate e ndara te tij, ne te majte ka mbesen e kriminelit Beqir Balluku, mashtruesen dhe hajduten e divorcuar Belinden. Ed ke eksperience ne ndertim aeroporti, mund te na tregosh edhe per Aeroportin e Kukesit qe e inagurove me "Cunat" e droges se Londres dhe me halabakun Alabar duke cuar dem milionat e eurove te taksapaguesve shqiptar, te njetin fat do te kete edhe ky i Vloles.
Lehtesim per qarkullimin e droges pasi pasagjere nuk do te kete ndonje here. Tjeret pergatiten per lufte ndersa Ramovici per biznes droge
Belinda eshte bere si moderatore,"ecen me ritme te shpejte ? vari karrin aty pese vete punojne,kane gjithe keto kohe dhe s ka asnje ndryshim ,2025 gati ? ,me ato tigrat e belindes ne vlore c behet apo hajde te marim nja 100 mije euro dita qira
Arbitrazhi i dha të drejtë italianit dhe Shqipëria i humbi 110 milion euro për inatet e Edi Ramës.
Ehhh ça bëhet!! Kësaj asnjë projekt nuk i del sa preventivi... Kësaj çdo gjë i del me rrishikim 20-30% deri dhe dyfishin. Investimi me gjasme privat... Nga Pacolli. Del jep llogari kjo artistja. Dhe ky i gjati si "Robert Çamçakizi" në kantier. Komplet show dhe propaganda Gëbelsiane...
Ore me thoni pakez, cfare ka Rama dhe Bela qe shkojne ne aeroportin ne ndertim ne vlore dhe thon po bejm kete e po bejm ate.. ai eshte nje investim privat qe do paguhet nga taksat tona...halla halla.. Ti mund te mburresh neser kur te perfundoje duke thene qe aeroporti ishte nje zgjidhje e perkryer, se firma ndertuese e zgjedhur nga qeveria ka qene serioze sepse ka bere nje veper te sigurte e te bukur, se investimi sdo hskoj dem si me aeriportin e Kukesit, ku kullosin bagetia sot..; se cmimi qe do paguajn shqiptaret ja vlen .. varja.. mendojn se i rriten piket qeverise , por peshtirosje krijojne ne popull
..Aeroporti i Vlores do jete nje lehtesi per cunat e Hasit........lol