Kryeministri Edi Rama ndodhet në Vlorë, ku përveçse nderimeve dhe ceremonisë së zhvilluar në kuadër të festimeve për 112-vjetorin e pavarësisë, ka inspektuar edhe qendrën multifunksionale për zhvillim rajonal, që po ndërtohet në qytet.
Rama u shpreh se kjo qendër do të shërbejë si një vatër teknologjike për ata që mund të zgjedhin Vlorën në të ardhmen.
Rama tha se ambicia është të bëjnë një “një qendër teknologjike ku të kemi mundësi të mirëpresim një pjesë të vogël nga ajka e inovacionit të SHBA dhe Europës”.
''Vlorë - Në kantierin e Qendrës Multifunksionale për Zhvillim Rajonal, një hapësirë publike e teknologjisë dhe inovacionit, një habitat për start up-e, aktivitete kulturore e ekonomike që do të gjenerojë të ardhura përmes projekteve, dhe që do të mirëpres të rinj nga Shqipëria dhe rajoni duke i dhënë një shtysë të re edhe zhvillimit të turizmit në Vlorë.
Godina 16 katshe është menduar të ndërtohet sipas një arkitekture të veçantë, që kombinon më së miri me ngjyrat kuq e zi të Sheshit të Flamurit dhe shërben si një lidhje midis këtij sheshi dhe zonës historike'', shkruan Rama.
Edhe aty me ndertim pa leje karshi "Kapeles"
Po gezohu o njeri, me ne fund Rama eshte ne token meme dhe jo ne turne neper bote por turne brenda Shqiperise!...lol
NA CAVE TRAPIN ME VLOREN VLLAA! Meqe se paske marr vesh akoma dmth...po merre vesh shpejt se po na humb shume vota neper rrethe me kte lesh muhabeti 15 kokrra vitesh rresht
po shof qe gjithe ata te kantjerit qe ndertojn jane me kapele dhe jeleke, Balluku paska veshur xhakete... ndersa Rama, kryetari i Bashkise e ca tjere qe i ka marre si figurante, si ai I novoseles, skan asgje ne koke.. pse rri indiferent inspektoriati i ,mbrojtjes ne pune...do shkojne ne spak larg qoft nqs i ndodh gje KM nga mungesa e kapeles..hahaha