41 mijë familje me mbi 4 anëtarë jetojnë në banesa më pak se 40 metër²

28 Nëntor 2024, 19:50Sociale TEMA
41 mijë familje me mbi 4 anëtarë jetojnë në banesa

Shqipëria ka investuar më shumë se çdo vend tjetër i Rajonit në ndërtimin e banesave, por ende një pjesë e konsiderueshme e familjeve jetojnë në kushte të mjerueshme.

Të dhëna të detajuara të Cens 2023 që u publikuan së fundmi për qarqet tregojnë se në të gjithë vendin. 40,7 mijë banesa janë nën 40 metër katror, në të cilat banojnë më shumë se katër persona.

Në anën tjetër rreth 32,9% e totalit të banesave, ose 356 mijë, ishin të pabanuara në kohën kur u zhvillua cens.

Të dhënat tregojnë se Tirana dhe Elbasani kanë numrin më të lartë të familjeve mbi 4 persona që jetojnë në sipërfaqe më pak se 40 metër katror. Në Tiranë janë mbi 8 mijë familje që jetojnë në këto kushte dhe në Elbasan mbi 5 mijë familje  (shiko grafikun e mëposhtëm).

Më tej Berati, Korça dhe Fieri kanë secila nga më shumë se 4 mijë familje me mbi 4 anëtarë që jetojnë në hapësira të ngushta më pak se 40 metër katror.

Në të kundërt, Gjirokastra, Kukësi dhe Lezha ka numër më të ulët të familjeve më shumë anëtarë që jetojnë në hapësira të ngushta edhe për faktin se kanë një popullsi më të vogël.

Familjet më shumë anëtarë që jetojnë në hapësira të ngushta janë të përqendruara në zonat e mëdha urbane, si Tirana dhe qarqet rreth saj, ku kostoja e jetesës dhe çmimi i banesave është më i lartë.

Censi 2023 numëroi 1.082.529 banesa të zakonshme. Shtëpitë individuale përfaqësonin 47,0 për qind të këtyre banesave, ndërsa 39,9 për qind e tyre janë pallate.

Një kategori e vogël e banesave janë banesa pjesërisht të veçuara (8,1%) dhe shtëpi në rend tarracor (5,0 për qind).

Nga numri gjithsej i banesave të zakonshme, në momentin e censit rezultuan 726.325 (67,1 për qind) banesa të banuara, duke vlerësuar 32,9 për qind banesa të zakonshme të pabanuara.

Shkalla e banesave të zakonshme të pabanuara varionte nga 24,3 për qind për banesat pjesërisht të veçuara në 39,4 për qind për banesat në pallate.

Për banesat e zakonshme të banuara, sipërfaqja e përdorur ishte një ndër informacionet e mbledhura e cila do të shërbejë për të analizuar “mbipopullimin e banesave”.

Pothuajse gjysma e këtyre banesave (47,1 për qind) kishte një sipërfaqe të përdorur prej 40-69 m2 dhe rreth një e katërta (23,7 për qind) kishin një hapësire të dobishme prej 70-99 m2 .

Censi vlerësoi se 86,4 për qind e banesave të zakonshme të banuara kishin ujë të rrjedhshëm në banesë ose në ndërtesë. Pothuajse të gjitha banesat e zakonshme të banuara (96,2 për qind) kishin tualet brenda banesës ose brenda ndërtesës./B.Hoxha

4 Komente

  1. T
    Treni

    Pa merak, se Rama po mendon për popullin... Ka 13 vjet që i bie bretkunduke punuar... Prisni e shikoni çdo bëhet në mandatin e katërt. Do i thotë sikterr fukarallëkut lol

    Përgjigjjuni
    1. l
      lalzi

      Mos ja futni pordhes kot.Nuk ka mijera banesa banesa 40 m2 ne Shqiperi.Banesat me te vogla 1 1 ne kohen e xhaxhit ishin 54m2.

      Përgjigjjuni
      1. G
        Gezuar

        Ne Shqiperi ndertime 1 plus 1 te ndertuara ne sistemin e kaluar ndertimet me te vogla kane qene me sip 50 deri ne 55 m2 jo me pak. Ne demokraci ndertimet jane bere me sip te bollshme eshte e dyshimte kjo e dhene ose eshte me hamendje cka tregon se censusi eshte bere shkel e shko

        Përgjigjjuni
        1. M
          Me deshire e kerkuan ! nuk i ftoi njeri.

          Po te kthehen te gjithe ata neper shtepite e tyre ,ata qe zbriten pa dashje ne Asfalt ! dhe padashje mbanin zyse edhe ne dimer ! perse mbajne zyse ne dimer pyeta njerin ! me tha skemi mesuar me Asfalt dhe na bejne syte teka ha cift....ha ha ha i thashe paske te drejte ....duke lene lendinat mrekullore neper malet te mrekullueshme , duke lene pulat, lopet dhe derrat ! qe ushqehet e gjithe popullsia ! keta kishin mangut te vene zyse ne dimer ! mire se ne behar eshte diell ! Keshtu qe 40 metra kuadrat jane te mjaftueshem....me deshire zbriten ! se ju tha Ai hajdeni zbrisni mjafte jetuat ne ato vise te bukura shekullore...ku Bota bejne turizem...

          Përgjigjjuni

          Lini një Përgjigje