Stuhia përfshin vendin, rënie gurësh në disa akse, disa zona mbeten pa energji elektrike

29 Nëntor 2024, 11:05Sociale TEMA
Stuhia përfshin vendin, rënie gurësh në disa akse, disa zona

Vendi ynë është “pushtuar” nga moti i keq këtë të premte, me reshje të dendura shiu dhe stuhi. 

Situata problematike paraqitet në disa zona të Qarkut Kukës. 

Si pasojë e këtyre kushteve të motit të gjitha akset nacionale rrugore vazhdojnë të jenë nën trysninë e rënies së gurëve dhe inerteve duke krijuar vështirësi të përkohshme në qarkullimin normal të mjeteve në disa segmente rrugore.

Subjektet kontraktore kanë punuar gjatë gjithë kohës me të gjitha kapacitetet për mbajtjen funksionale të tyre.

Nuk furnizohen me energji elektrike: Nj Adm Margegaj, Bytyq, Bashkia Tropojë. Nj. Adm Golaj, Qendër Krumë, Bashkia Has.Nj Adm Shishtavec, Topojan, Zapod, Bashkia Kukës.

Lini një Përgjigje