Sipërmarrësi Gjergj Luca ka uruar të gjithë shqiptarët për festën e 28 Nëntorit.
Në llogarinë e tij në "Facebook", Luca ka postuar një video ku përveç urimit për shqiptarët, ka mbajtur dhe një qëndrim lidhur me situatën në të cilën Shqipëria ndodhet vitet e fundit.
“Sot është dita e flamurit, dita e ktij flamuri që është ngritur për herë të parë para 500 vjetve nga ai burri atje, ndër shekuj ky flamur është bërë më i kuq prej gjithë luftrave, betejave, prej gjithë sakrificave të këtij populli për me rujt trojet e veta.
Ky flamur u ngretj Ditën e Pavarësisë, 1912, dhe ky flamur ngrihet sa herë që ne kemi festa dhe kemi gëzime, dhe ky flamur është krebaria e kombit tonë.
Por për këtë flamur edhe në komunizëm është luftuar shumë, edhe në komunizëm për këtë flamur dhe për ta mbrojtur këtë flamur, kanë dhënë jetën me mijëra njerëz. Kanë dhënë jetën me qindta klerikë, me mijra intelektualë që ky flamur mos bëhet pis.
Që ky flamur të valëvitet i lirë dhe me ngjyrat e saj. Ky flamur është krenaria e 3.2 milionë shqiptarve që luftojnë për ditë me të përditshmen. Për me nxjerr jetën, për të rrit fëmijë të shëndetshëm, për ta bërë krenarë këtë flamur, për me rujt gjuhën tonë dhe për me ndihmu familjet e tyre në Shqipëri, dhe për me ngrejt sa më lart dijitetin e Shqipërisë. Për këtë flamur ka dhe 34 vite që investon pafund demogogjia demokratike e Shqipërise nëpërmjet partive, këtë flamur e kanë coptuar, e kanë bërë me ngjyrat e partisë.
Për këtë flamur kujtohen një herë në vit, vetëm ditën për të shkuar dhe për të bërë teatrin e radhës. Si ka mundësi miq që këto 34 vite këtij flamuri po i ikën ngjyra, ky flamur po trupnohet, ky flamur po përçmohet. Nëpërmjet vjedhjes, nëpërmjet hajnisë, nëpërmjet poshtërsisë, nëpërmjet intrigës, renës, servilizmit.
Si ka mundësi miq? Si ka mundësi miq me këtë klasë të ndyrë politike që e përshtyn për ditë këtë flamur. Si ka mundësi që ky trull vazhdon i duron këta njerëz akoma. Si ak mudnësi miq që ne nuk kemi kaq focë të pranojmë të vërtetën, të themi të vërtetën. Si ka mudnësi miq që ne akoma ju besojmë këtyre?
Si ak mundësi miq që ne nuk ktheëjmë psytë nga puna, nga e vërtetë që nxjerr puna. Dhe më vjen jashtëzakonisht mirë që më në fund emigracioni do të kontribuojë për vendin tonë, do kontribuojë për këtë flamur dhe do votojë për Shqipërinë tonë. Do votojë që shqipëria jonë të hyjrë në Europë, të bëhet pjesë e atij vendi që ne duam.
Kjo do jetë lufta, kjo do të jetë forca e këtij flamuri, të ngrihet në midis gjithë atyre flamurëve. Që ka luftuar ky vendi i vogël në të gjithë historinë e saj për t’i mbajtur lartë ato flamurë të Europës. Të dashur miq gëzuar, gëzuar ditën e flamurit, gëzuar të gjtihë atyre që punojnë që investojnë që thonë të vërtetën në këtë vend, dhe të gjithë atyre vëllezërve tonë në emigracion që bëjnë dhe duan më shumë vendin tonë se sa ne. Gëzuar miq.”
100% me Gjergjin... sidomos analiste- gazetare-deputete politikane etj etj.. ne pergjithsi uli shume e te qenit SHQIPTARE... zero PATRIOTIZEM.
akoma Mero merresh me kte loqen..?
e do shume flamurin ky palaco
Edhe unë jam me Partinë e Punës së Gjergjëve, tëndes, o Gjergj, jo të klerikëve dhe intelektuale sabotator të "sakrifikuar" gjatë komunizmit, se kur kanë qenë me të huajt, s'kanë si të kenë qenë me flamurin, e kanë përlyer atë; aq më shumë klerikët, që duhet të qenë lag politikës, ose me fituesin, me shtetin si rregull. Po ata që u "sakrifikuan" , pse nuk qenë njëjtë me ata që nuk u sakrifikuan (madje kishte të tillë me kobure). E di që sot klerikët lozin rolin e komisarëve të dikurshëm? Eh, more Gjergj i Partisë të Punës, mos vdeksh kurrë.
Pyet ate RQ qe eshte KM jot çfare ndjen per kete flamur nderkohe qe dite e nate mendon si ta vjedhe kete vend me koncesione dhe PPP. Ky poture mut eshte e keqja e madhe e ketij vendi dhe per kete arsye duhet te denohet ashtu sic populli denon tradhetaret.
Gjergj Luca, nuk ka lindur akoma ndonje qe te percmoje flamurin tone kombetar. Ata politikane qe e kane bere jane nje grusht individesh qe ne gjuhen popullore quhen "jashteqitjet e kombit". Per ate flamur kane dhene jeten djemte dhe vajzat me te mira te kombit tone, prandaj ndreqe gojen dhe mos fol marrina.
Gjergj o Gjergj Lluca vendos nje maske ne surrat se i tmerrove njerezit.