Moti i keq përfshin Shqipërinë, ARRSH: Kujdes në qarkullim!

29 Nëntor 2024, 15:22Sociale TEMA
Moti i keq përfshin Shqipërinë, ARRSH: Kujdes në qarkullim!

Moti i keq me reshje të dendura shiu ka vështirësuar qarkullimin e automjeteve.

Autoriteti Rrugor Shqiptar informon se reshjet e shiut me intensitet mesatar kanë përshkuar vendin duke sjellë rënie gurësh e inertesh në rrugë të cilat janë pastruar menjëherë pa sjellë probleme në qarkullimin e mjeteve.

Ndërkohë në zonat malorë janë hasur vështirësi për shkak të borës. Në segmentin Ura e Zapodit-Shishtavec, në Bogë-Theth dhe në Tamarë-Vermosh ka pasur reshje dëbore të konsiderueshme.

Grupet e punës me mjetet borëpastruese janë në terren dhe kanë bërë pastrimin e rrugës.

ARRSH bën thirrje drejtuesve të mjeteve të kenë kujdes të shtuar gjatë drejtimit të mjetit për shkak të lagështisë në rrugë.

Lini një Përgjigje