Kamera e emisionit “Real People” me Flori Gjinin në Euronews Albania udhëtoi drejt juglindjes së vendit në fshatin “Qytezë” në komunën Miras në rrethin e Devollit.
Personazhi i kësaj jave ishte Andon Done një ndër banorët që i ka qëndruar besnik kësaj qyteze duke mos u larguar. Gjatë bisedës me të ai zbuloi një sekret të Qytezës ku sipas tij aty e kishte prejardhjen familja e Jim Belushit.
“Po Jim Belushi, familja e tij komplet janë nga Qyteza, puro. Ata kanë ikur që në vitet 1930 por babai im i ka njohur, megjithatë nuk fliste për ta pasi kishte frike të tregonte se të vinte policia dhe ishin gjëra të kufizuara”, thotë Andon Done.
Done foli dhe për plagën e shoqërisë, largimin familjeve dhe të rinjve nga fshatrat drejt emigracionit ose qyteteve të mëdha.
Sipas tij Qyteza në kohën e komunizmit kishte pasur rreth 750 banorë dhe 65 shtëpi, në vitet 1990 kishin mbetur 30 familje ndërsa sot që ai fliste vetëm 3.
Epo te largohesh nga keto Toka pjedhore dhe nga vendet qe te zgjasin Jeten dhe te sjedhin vetem mkiresi ne Jete.....nje Zote e din....! do vije koha qe ne keto vende te mrekullueshme ose do te kthehen ata qe kane Jetuar aty, ose do te vijne njerez te rinje atje per te Jetuar... Kudo ne Bote, shumica e njerezimkit kthehen dhe mezi gjejne vende te tilla per te Jetuar.....dhe eshte em shtrejnte blerja e Tokave....ndersa ne shqiperi ndodhe e kunderta.....do vije nje dite qe do te behen pishman ata njeerz qe jane larguar dhe nuk kthehen...Zoti ju ndimofte...