Ditën e hënë, që ishte dhe dita e parë e vitit të ri shkollor, nxënësit e shkollës 9-vjeçare “Fadil Gurmani” në Elbasan u rikthyen në banka në një ambient tërësisht të rikonstruktuar.
Kryeministri Edi Rama ka publikuar disa foto nga shkolla e rikonstruktuar në ditën e parë të mësimit.
“Mbi 350 nxënës dhe mësues të Shkollës ‘Fadil Gurmani’ në Elbasan kanë nisur mësimin në klasa dhe ambiente moderne, pas një transformimi tërësor që e ka kthyer shkollën në një hapësirë të denjë për mësim, falë investimit të përbashkët të Ministrisë së Arsimit dhe Sportit dhe Bashkisë Elbasan.”, shkruan Rama.
Ky investim përfshiu rikonstruksionin e plotë të godinës ekzistuese, sistemin e ngrohjes, klasat e mësimit, laboratorët dhe ambiente të reja rekreative për nxënësit. Objekti i ri është konceptuar për të ofruar jo vetëm kushte optimale mësimore, por edhe një ambient të sigurt dhe inkurajues për zhvillimin social dhe akademik të fëmijëve.
Në total, në bankat e shkollave të Bashkisë Elbasan këtë vit do të ulen rreth 15 mijë nxënës, prej të cilëve 1 mijë e 200 fëmijë do të nisin për herë të parë klasën e parë.
Ky nuk ka asnje faj, per shkarjen e trurit te tij cdo dite dhe me shume, me trupin deri ne brez ne mut, dhe ai vazhdon pa fund, te inaguroje meremetime shkollash dhe puseta haleje.Me gjeni nje vend tjeter, ne bote me nje kryeminister te tille te lajthitur ne kete grade.
Te rrofshin godinat e rikonstruktuara! 31% me pak femije krahasuar me 10 vite me perpara. Se fundmi jam bindur qe ne indikatoret makro Enveri ka qene lideri qe ka bere me shume per Shqiperin dhe me nacionalisti nga te gjithe.
Per femijet e Afganeve dhe indjaneve?