Rama publikon foto nga mbikalimi i Paskuqanit: Një nga hyrjet kryesore, po merr formën e duhur për të ardhmen

16 Dhjetor 2022, 09:23Sociale TEMA

Rama publikon foto nga mbikalimi i Paskuqanit: Një nga hyrjet kryesore, po

Kryeministri Edi Rama mëngjesin e sotëm e ka filluar me publikimin e pamjeve nga kantieri i ndërtimit të mbikalimit të Paskuqanit.

Në llogarinë e tij në “Facebook”, Rama shkruan se mbikalimi i Paskuqanit, pjesë e Unazës së Madhe të Tiranës, është një nga hyrjet kryesore në kryqytet e cila po merr formën e duhur për të ardhmen.

“MIRËMËNGJES

dhe nga punimet në mbikalimin e Paskuqanit, pjesë e Unazës së Madhe të Tiranës, një nga hyrjet kryesore në kryeqytet që po merr formën e duhur për të ardhmen, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama.

 

1 Komente

  1. B
    Bregu i lumit

    Hallall, por mos harroni te shfaqni here pas here vidion qe beri sala nje rruge me kater kosri ne cdo krah se kur te mbaroje do thote ja projekti im. Se ne vidio i ka mbaru te gjitha punet

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje