Rama: S’do të lejojmë që sjellja e egër e një pakice të dëmtojë Shqipërinë e rilindur turistike, së shpejti paketë e re ndëshkimesh

19 Gusht 2023, 10:20Sociale TEMA

Rama: S’do të lejojmë që sjellja e egër e një

Kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar një paketë të re ndëshkimesh ligjore për të gjithë ata persona që hedhin plehra në rrugë.

Rama ka ndarë disa foto në Facebook ku shihen rrugë të cilat janë me plehra në Gjirokastër, teksa shkruan se nuk mund të tolerohet “sjellja e egër” e një pakice, e cila përmes veprimeve të tilla dëmtojnë imazhin e “Shqipërisë së rilindur nga turizmi”.

#ShqipëriEPastër

Rrugët e reja janë për të shkurtuar distancat, jo për t’u kthyer në vendhedhje plehrash

Faleminderit Bashkisë Gjirokastër dhe ARRSH që u angazhuan në pastrimin e aksit Kardhiq-Delvinë që çdo ditë frekuentohet nga mijëra turistë

Dhe në këtë kthesë të madhe historike për turizmin e për ekonominë shqiptare, NE S’DO TË LEJOJMË QË SJELLJA E EGËR E NJË PAKICE INDIVIDËSH TË PACIPË, TË DËMTOJË SHQIPËRINË E RILINDUR TURISTIKE! NJË PAKETË E RE NDËSHKIMESH DRASTIKE LIGJORE PËR HEDHËSIT E PLEHRAVE RRUGËVE, DO TË HYJË NË FUQI MAKSIMUMI FILLIMVITIN E ARDHSHËM


#VetëmPërpara", shkruan Rama.

2 Komente

  1. k
    k

    Ta vodhën shtetiiin,kurse ky shikon plehrat të kënaqë turistët Evropianë. Korrupsioni,vjedhja,droga ,paratë e pista,një vjedhje kolosale çdo herë që hetohet diçka. Ndërkohë KM qan hallin e turistëve sikur ata janë në hall. Po per "turistët"shqiptarë që nuk mund të shkojnë dot as në markato kush mendon ??? Noc Rroku.

    Përgjigjjuni
    1. T
      Tasi Anastasi

      Shume pisanjose jane gjirokastritet.njerezit i njohin si koprace te medhenj dhe ato ashtu jane sepsr per te kursyer qeset e plehrave nuk i blejne ato por i hedhin fshehtas nga dritarja.Sidomos lagja Palortose eshte skandall nga pislleku dhe mbeturinat.Turp tu vije gjitokasteiriteve dhe mos te thone se fajin e ka Berisha

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje