Një shqiptar konsumon 39 kilogramë mish në vit, thënë ndryshe 3.2 kilogramë në muaj ose afro 750 gramë në javë. Kjo sasi është më e ulëta në Europë.
Shqipëria renditet në vendin e fundit së bashku me Maqedoninë e Veriut, Moldavinë dhe Turqinë. Më shumë mish hanë spanjollët, 99 kilogramë për person në vit.
Por cilat janë arsyet prej të cilave qytetarët pranojnë se kanë ulur sasinë e konsumit?!
Ato lidhen me moshën dhe koston e lartë. Tregtarët pohojnë se vit pas viti shesin më pak mish për arsye që nisin nga çmimi e deri tek ulja e popullsisë.
Ndërkohë as blegtoria nuk është në ditën e saj më të mirë. mishi i viçit nga 8500 ka shkuar në 12 mijë lekë.
“Ndikon rritja e çmimit por ndikon dhe largimi i njerëzve, ka më pak konsumator. Por edhe ne kemi vështirësi në furnizim, ka rënë numri i gjedhëve, dhe detyrohemi ta blejmë mishin më shtrenjtë”, shprehet Spartak Llanaj, tregtar mishi
Nëse e shohin në një këndvështrim tjetër, atë të shëndetit, dietologët thonë se sasi e mishit që shqiptarët konsumojnë është e duhura, nëse do kishin të gjithë mundësinë e një sasie të tillë në tryezat e familjes.
“Konsumi i moderuar i mishit është i shëndetshëm. Shpeshtia e mishit në javë, duhet të jetë një deri dy herë në javë, e mishit të kuq po flasim. Themi 200-400 kg në javë. Shpeshtia bëhet problematike për shëndetin”, shprehet Enkeleida Ferrollari, nutricioniste
Në vitin 2022, Shqipëria kishte 12% më pak gjedhë, 2.7% më pak dele 6% më pak dhi. Edhe ajo pak sasi e nevojshme për mish në vendin tonë nuk plotësohet nga prodhimi vendas, duke bërë që tregtarët t’u drejtohen tregjeve rajonale për të furnizuar konsumatorët.(A2)
Ne fakt, ky eshte nje lajm i mire, pavaresisht shkaqeve, problem eshte shperndarja e kesaj sasie tek cdo qytetar. Ne nuk e dime se sa eshte numri qytetareve qe abuzojne me mishin dhe sa eshte numri i personave qe nuk arrijne te marrin proteinat shtazore per shkak te pamjaftueshmerise financiare ose nga padituria Norma ditore e konsumit te mishit eshte 70 gram ne dite. Po te shtojme ketu edhe konsumin e vezeve, qumeshtit, peshkut dhe cdo produkti tjeter shtazor, ndoshta edhe shqiptaret konsumojne me shume se norma. Vetem 1/3 e proteinave duhet te merren nga produktet shtazore.
Ama e kemi pa tallin,dhe kemi lirin që na e solli komunisti Sali,kemi te drejtë të shajnë kë të duam
prandaj jane dhe me te shkurtit ne evrope.
Nu kane faji qytetaret! A kini degjuar dhe lexuar se c'thone mjeket ? Thone qe mos konsumoni shume mish dhe vencanerisht mish te kuq. lexoni she pastaj beni statistikat. Kasapet sigurisht qe do te qahen ,sepse kane dale per te fituar. Cili tregetar nuk u qahet se bleresit kane rende,se kete jave,kete muaj ,kete vit jemi shume dobet..... Mos u merakosni shume.
Pa paragjykuar asnjeri njeri qe e perdore Mishin ! Por ne EU shumica e Qytetareve pothuaj cdod ite po behen Vegan ose vegetarish ! Vitaminat qe jepe mishi mund te zevendesohet me gjera te tjera ushqimore ! Info ka ne Internet ! Por pyetja ishte : po sikur te Imagjinonim neve qe sic shikohet ne Foto Qinjqi i therur i rjepur i varur te ishim njeri nga neve apo njeri nga ata qe perdorin Mishin ! Panavresisht se ciles Kafshe qe theret ! Nese nje dite Kafshet nuk do te Ekzistojne mos mbase vjen rradha ne ngernje njeri tjetrin !

Pa paragjykuar asnjeri njeri qe e perdore Mishin ! Por ne EU shumica e Qytetareve pothuaj cdo dite po behen Vegan ose vegetarish ! Vitaminat qe jepe mishi mund te zevendesohet me gjera te tjera ushqimore ! Info ka ne Internet ! Por pyetja ishte : po sikur te Imagjinonim neve qe sic shikohet ne Foto Qinjqi i therur i rjepur i varur te ishim njeri nga neve apo njeri nga ata qe perdorin Mishin ! Panavresisht se ciles Kafshe qe theret ! Nese nje dite Kafshet nuk do te Ekzistojne mos mbase vjen rradha ne ngrenje njeri tjetrin !