Beteja për mbrojtjen e lagunës së Nartës mbërrin edhe në Gjermani

16 Gusht 2023, 21:10Sociale TEMA
Beteja për mbrojtjen e lagunës së Nartës mbërrin edhe

Organizatat EuroNatur dhe BUND me qendër në Gjermani, në një deklaratë të përbashkët për shtyp të mërkurën, kërkuan tërheqjen e Aeroportit të Mynihut (MAI) nga projekti për ndërtimin e Aeroportit të Vlorës, për shkak të dëmit që parashikohet të sjellë në mjedis.

Ndërtimi po bëhet afër lagunës së Nartës, një zonë e mbrojtur me rëndësi të veçantë për migrimin ndërkombëtar të shpendëve në Shqipëri, pavarësisht kundërshtimit të fortë nga organizatat mjedisore vendase dhe ato ndërkombëtare.

Pas një ekspedite në zonë, drejtori ekzekutiv i EuroNatur, Gabriel Schwaderer dhe kryetari Rajonal i BUND, Richard Mergner, paraqitën para mediave problematikat që mbart ky projekt.

“Ne kemi parë tufat e flamingove që jetojnë atje në Lagunën e Nartës – aeroplanët do të fluturojnë pikërisht në këtë zonë të mbrojtur,” apeloi Mergner.

“I bëjmë thirrje qeverisë bavareze, qeverisë federale dhe qytetit të Mynihut si aksionarë të MAI-t të sigurojnë që mandati i konsulencës për Aeroportin e Vlorës të anulohet dhe MAI të tërhiqet nga projekti,” shtoi ai.

Ndërsa Schwaderer, drejtori ekzekutiv i EuroNatur, e quajti të “paimagjinueshme” ndërtimin e një  aeroporti në mes të një zone të mbrojtur.  “Edhe Parlamenti Europian dhe Komisioni Europian kanë kritikuar ashpër ndërtimin e aeroportit dhe kanë bërë thirrje qeverisë shqiptare të ndalojë këtë projekt, i cili është i dëmshëm për natyrën,” tha ai duke kërkuar që gjatë negociatave të anëtarësimit të Shqipërisë të mos injoroheshin apelet e BE-së.

Në mars të vitit 2022, kryeministri Edi Rama tha se aeroporti i Mynihut do të ishte operator i Aeroportit të Vlorës dhe përdori emrin e tij si një garanci për standardet e projektit të qeverisë.Por sipas organizatave mjedisore, Aeroporti i Mynihut, një kompani me aksione shtetërore dhe Ministria bavareze e Financave e kanë mohuar këtë.

“MAI thotë se po vepron në një rol këshillues,” thuhet në deklaratën e dy organizatave,  të cilat kanë ngritur shqetësimin për projektin e qeverisë shqiptare pranë autoriteteve gjermane.

“EuroNatur ka kritikuar ndërtimin e aeroportit në një letër drejtuar kryeministrit (Bavarisë) Markus Söder më 9 shkurt, ku gjithashtu ka vënë në dukje përfshirjen e MAI,” thuhet më tej në deklaratë.

Organizata ndërkombëtare EuroNatur ka qenë aktive për ruajtjen e natyrës në Shqipëri dhe mbështet partnerët e saj vendas të projektit, PPNEA dhe AOS, në përpjekjet e tyre kundër aeroportit.

Organizatat PPNEA dhe AOS nisën një betejë ligjore në nëntor të vitit që shkoi për të ndaluar ecurinë e ndërtimit të këtij aeroporti, duke dorëzuar një padi në Gjykatën Administrative kundër parregullsive dhe shkeljeve ligjore në projektin e qeverisë.

Laguna e Nartës ndodhet në deltën e lumit Vjosa, pikërisht në një nga pjesët e fundit të paprekura të bregdetit shqiptar të Adriatikut. Vjosa ka fituar famë të madhe këtë vit: pas dhjetë vitesh fushatë nga EuroNatur dhe organizatat partnere të saj Riverëatch dhe EcoAlbania, lumi u shpall Parku i parë Kombëtar i Lumit të Egër në Evropë dhe u vu nën mbrojtje nga qeveria shqiptare.

Aeroporti i Mynihut është një degë në pronësi të plotë të Flughafen München GmbH (FMG) me aksionerë shtetin e Bavarisë me 51 për qind, Republikën Federale të Gjermanisë me 26 për qind dhe qytetin e Mynihut me 23 për qind.(BIRN)

7 Komente

  1. L
    Lani

    Te jetojne flamingot e le te vdesin shqiptarët?!

    Përgjigjjuni
    1. J
      Juli

      Të jetojnë flamingot të vdesin "kafshët e egëra "

      Përgjigjjuni
      1. D
        Detari

        vendi do ishte 100% me mire pa turkoskiptar

        Përgjigjjuni
      2. N
        Niku

        Çojini flamingot në Gjermani! Këta thonë që Shqipëria të mbetet e pazhvilluar dhe të mbrojmë « natyrën » në një kohë që natyrën po e « dhjesin » vëndet e industrializuara me ndotje që bëjnë! Është kontraditore që nga një anë bën ndotje dhe në anën tjetër hiqesh se merakosesh për flamingot. Këtyre u duhet thënë shqip: ikni dhe pirdhuni!

        Përgjigjjuni
        1. E
          Europiani

          Po te ishte sipas ketyre ambjentalisteve europiane duhet te kishte ngelur Europa ne kohen e pishes dhe kandilit. Atehere nuk do te ndertojme as hotele, as hidrocentrale, as aeroporte, as …. Kur ndertohet nje objekt, pavarsisht emrit qe ka, patjeter qe do presesh peme, do te germosh, po diku do te ndryshosh rrjedhen e nje perroji , por e rendesishme eshte ta rehabilitosh zonen. Këto kerkesa jane te shkruara ne ligjet mjedisore. Po te rrime me qiri se duhet te mos prekim rrjedhen e ketij dhe atij lumi e te mos ndertojme HEC e, e TEC e dhe te kesh qellim te ruash natyra me patjeter, kjo nuk sjell zhvillim, i rendesishem eshte REHABILITIMI. A e dini qe ne Shqiperi flamengot kane filluar te folenizojne mbas 2013…? Aeroporti duhet te ndertohet sepse keshtu zhvillohen qyteterimet se nuk mund te rrime me bishtuk akoma per ca flamengo, qe jane me te mençur se ne, dine te pershtatet diku tjeter.

          Përgjigjjuni
          1. C
            Centrali Berthamor

            filluan patriotet qe kan meshire per shqitaret dhe ju dhemb barku per zhvillimin e shqiperise. e dine te gjithe se kush perfiton nga "zhvillimi". Uroj te ndertohen sa me shume aeroporte dhe kulla qe te kenaqet oligarket dhe turistet e huaj. Shqiptaret le te shesin fara luledielli. Prit kur tju vije edhe centrali berthamor nga Italia, pastaj flasim

            Përgjigjjuni
            1. r
              reti11

              Keta jane nga ata karat qe ngjisin duarm me Atack ne mes te rruges, dhe nuk lejojne ambulancat, me të sëmurë ne bord, të shkojne ne spital. Këta po ia bejne varrin edhe Gjermanisë. Ikni ore debilër nga keni ardhur!

              Përgjigjjuni

              Lini një Përgjigje