Nga Ilir Metaj*
Bashkë me Brunën, drejtoreshën e Spitalit të Vlorës, shkova pak më parë në reanimacion, për të parë Redin, policin 25 vjeçar, që po fiton betejën e jetës me plagët që i dha i ligu, e për t’u dhënë kurajë familjarëve të tij aty pranë.
Tashmë që me ndihmën e Zotit dhe të stafit të përkujdesur të këtij spitali, kjo betejë u fitua, do të duhet të vazhdojmë të merremi me veten tonë dhe me secilin prej nesh.
Ç’është ky demon brenda nesh që nxjerr dorën e zezë mbi djemtë e nënave, ky i lig që frymon mes nesh për të na nxirrë jetën e femijëve tanë?
Ky vrer që nuk rresht së buruari nga gjirizet e të mallkuarve.
Të gjejmë kohë dhe vullnet të izolojmë krijesat e të keqes, të pashpirtët.
T’i lidhim me tela me gjemba këta të mallkuar që u vret sytë djalëria, që u vret sytë rendi, rregulli.
T’i hapim rrugën djemve të dritës si Redi, që i bindet të drejtës,nderit, betimit.
Me apo pa orar zyrtar. Shqipëria duhet të jetë e Redit dhe djemve si ai.
Përpara se ta bëjë shteti dhe ligji, kjo duhet të jetë detyra jonë, e çdo qytetari.
Boll me të ligun mes nesh, që ngul thika e mbjell helm.
Kjo është beteja jonë!
*Deputet i PS
Nuk e njof rastin por (nga sa kuptova) respektin me te madh per Redin dhe familjen e tij. Tjetra, as per ty Ilir Metaj nuk e dija qe je deputet dhe i ngjyres MAVRI. Mund ta nisesh nga vjedhjet e pushtetareve te PS dhe vazhdo me tutje. Ne Amerike nje goxha President ngeli duke u paraqitur ne dyert e gjykatave ndersa ne Qeverine tuaj hane dardha mbrapa kraheve dhe aratisen zv.Kryeministrat si spurdhjake. Filloeni nga brekushemadhi e vazhdojme me Saliun e te tjere.
Ke ngatrruar emrin Emrin e ke Kafshe, jo njeri
O Depudet ! AI qe e goditi me thike , nuk e dinte qe ky ishte polic, sepse ishte i veshur civil. Ndoshta ai e goditi edhe nga frika se mund ta kete menduar qe ky eshte me palen tjeter dhe u fut te ndihmonte ata , dhe ndaj ja futi direkt . Pra nuk eshte tamam ashtu sic e trajton ti mor burr . Natyrisht krimi eshte i denueshem, dhe krimineli duhet te denohet per perdorim arme te ftohte , por goditja ketij policit nuk ju be se ishte Polic,sepse ishte i veshur civil kur u godit me thike. Ndaj kjo mund te quhet nje keqkuptim, por qe Prokurroia ta hetoje rastin dhe te dali me konkluzion, pse e goditi . Por qe fiksohe ky polici ishte civil , nuk ishte ne detyre aty kur e goditen me thike .
I nderuar raimond te kerkoj ndjese qe po replikoj ne emer por po i drejtohem gjithashtu te gjitheve neve. Ku e di kaq mire?!. po sikur ti kete thene jam polic...ndahuni..sido qe te jete edhe civil edhe pa fol...nuk i jep te drejten askujt me gjujt me thike ne qafe.. ti po ben insinuata qe lidhen direkt me marrjen ne mbrojtje te ketij krimineli. nese nuk je avokati apo ndonje i aferm i ketij qe gjuajti me thike,,,, nuk e kuptoj pse e merr ne mbrojte. me mire ti bejme gjyq publik se ka jehone pozitive ne shoqeri ,ne parandalimin e ketyre krimeve makaber se mund te na qelloje gjithkujt prej nesh rrugeve me lloj lloj drogaxhiu krimenli hajduti etj.. qe i ka thene jetes ik pirdhu dhe ne... une apo ti duhet ti hyjme kesaj valleje te cmendurish te vras apo me vret..kot fare.. ndersa persa i perket ketij deputeti.,,, nuk eshte hera e pare qe politkanet turren me vrap si hijena ne te tilla raste per te bere show ..ai qe shkon per vizite shkon ndihmon me sa mundet dhe kaq. pse duhet te beje shkrim ne rrjete sociale ...per cfare ?? ai qe ka dy pare mend ne koke e kupton qe te jesh politikan ne kete vend duhet ti cosh afer zeros, vlerat humane qe mund te kesh brenda vetes. perndryshe nuk ben hajer ne politike... ju uroj shendet e humor te mire te gjitheve
Redin te peret e tradhtoj e eproret e tij. Respekte dhe sherim te shpejt. Ai ministri na hapi barkun meqe ra fjala.
O antinjeriu i ngjyres blu qe te ka zen syt saliu dhe helmi i tija. Kur gishti tregon henen budalli shikon gishtin.
Fjal te ndjera deputet. Po ushtroni me shum presion mbi drejtesin qe te godisni krimin e korupsionin. Boll me sic thua edhe vet.
Sume mire e ke Zotrote! Ku i ke shumicen e Politikaneve dhe Shqiptareve qe e duan rendin dhe urrejne korrupsionin? Eshte per te qeshur me Shqiptaret! Me fjale te bukura, te gjithe duan shtet ligjor dhe demokratik dhe jane kunder korrupsionit por kur vjen radha e te vepruarit u prehen krahet! Pas 30 e ca viteve, jam plotesisht i bindur qe Shqiptaret ku dine te bejne shtet ligjor. Politikanet, deputet, gjyqtaret, prokurotet, analister, etj etj jane ca kodosha qe e flasin bukur gjuhen e shtetit ligjor apo pallavra te tjera, por me veprime jane aq te korruptuar sa at qe ishin para tyre ne pushtet. Edhe nje here Shqiptaret duhet ta kuptojne qe Demokracia dhe Shteti i vertete ligjor nuk importohet dot se nuk eshte mall por nje sistem qe krojohet nga vete ata njerez qe e duan dhe luftojne ta bejne. Te tjerat jane pordhe me rigon.
E sakte fare, politikane, deputete, prokurore e shefa policie i presin ne bese djemte e tille me bekimin e krereve me te larte te shtetit.
Denim maksimal per kafshen qe e goditi qe te frikohen kafshet e tjera qe ngren doren ndaj policave sic behet kudo ne bote.
Ishte civil Anisa nuk ecen propaganda ministrit ketu.
Redit i uroj nga zemra sherim te shpejte e jete te gjate. Jam nene e nje djali te vetem, por akti i Redit me frymezoi. Jane te rralle djemte qe bejne keto akte, sidomos sot kur eshte prishur cdo ndergjegje e moral i njeriut. Ai meriton jo vetem pergezime dhe falenderime, por edhe duhet te motivohet per shembullin e tij. Ai duhet te behet shembull, te ngrihet ne detyre qe te jete motiv per te tjeret.
Uroj sherim te shpejte per Redin.
Po nderkohe eshte e djemve te rames dhe lalit qe trashegojne miliona euro nga korrupsioni prinderor. Polici i shkrete mezi mbyll muajin dhe me pas rrezikon te shitet nga eproret e vet dhe politikanet te kriminelet seriale qe jane dhe investitore strategjike.
E di mire qe mezi mbyll muajin?Qenke naiv me vjen keq per rastin ne fjale por zotrote nuk e njifke realitetin more po fare!Mos ju qaj hallin se nuk e di sa marrin nen dore prandaj here tjeter informohu jetojme ne Shqiperi.
SHERIM TE SHPEJT MOR DJALE , TI BASHKOHESH SA ME SHPEJT FAMILJES ,
Sherim te shpejt ketij trimi.
Ndjehesh shqiptare e krenar te lexosh nji shkrim te tille . Redi jeton . Rrofsh o krenari e Ligjit . Keshtu duhet te mbrohet Ligji dhe Qytetari Shqiptare nga Kriminelet qofshin ata edhe Politike sei sb e l.m
Polici jep jeten krimirli me siguri del nga burvu,tre dite zgjat dhe harrohet.
Mos harroni dhe arrestoni emigrantet qe sollen 1250£ se serb jeni o plehra ps/pd mallkuar qofshi
Asnje shqipertar nuk ka frik shtetin, kjo eshte fatekeqesi duhet te marrin fund shpejt ose jemi nje qenje ne zhdukje Zoti befte mrekulli ne kete djal qe eshte per te na mbrojtur ne.
SHËRIM të shpejtë.Po mendoj se jeta është e shenjtë,njërzit e uniformës duhet të jenë shumë më të përgatitur dhe instancat drejtuese duhe të shohin shumë dhe format,mënyrat dhe metodat përkontrollin e teritorit sinë rrugë,qëndër të banuar,(si në qytet dhe në fshat)dhe në terrenetë ndryshme.Për mua është e pa pranueshme që tëjepet info ngagazet. apoinstit.e polic që ky ,ai, ajo goditi uniformën.Ligji po në mos është (tëribëhet) ai i përdorimit të armës .Quhet vënd ngjarjenjë dyqan ivjedhur e bëhet nami,ndërsa kur dëmtohet një me uniformë duhen dhe dëshmitar ejo më pak se tre, nëtë kundërt gjykata nuk e njeh....etj,etj.
Gjest i lavderueshem . Respekt
Faleminderit shume per sherbimin qe i ben vendit dhe sherim te shpejte zoteri, ky krim i shemtuar nuk ka vend mes shqiptareve te vertete te tradites qe rrespektojne nderin mikpritjen ligjin rregullin etj..vetem me devotshmeri ndaj ligjit dhe rendit shoqeror mund ta bejme Shqiperine qe duam...Shqiperia jone eshte vendi i nderit dhe virtytit nje vend qe Zoti e bekoi ne duhet te cojme perpara amanetin e Skenderbeut per ta bere kete vend fortesen e virtytit ne Europe
Nëse gjyqtarët do ta dënojnë personin që kreu krimin si deri më sot, do të kemi krime pèrsëri kundër policëve e njerëzve. Sa kohë që policia do të përpiqet të mbrojë veten , krimi vetëm se merr zemër. Mos e merrni në mbrojtje krimin! Arrestojini gjyqtarët e pafytyrë ! Mos e lini vendin të shkojë deri aty sa një ditë një grup policësh të zhgënjyer, të tradhtuar , të marrin armèt e t'i nxjerrin për zhelesh nga zyrat qeveritarèt, drejtuesit e policisë e gjyqtarèt e korruptuar të lidhur me krimin! Vetëm atëherë gjaku i derdhur i kètij polici do të ketë vlerè! Përndryshe do tè kthehet vetëm në statistikë.
Si shpjegohet që ministerja e Shendesise, Manastirliu, nuk ka marrë në telefon të aferm të të lenduarit për ndihmë të veçantë, ndërkohë qe per vajzen e Z. Methasani, rendi me vrap t'ia ofronte nje gjë të tillë dhe mirë bëri por që Z. Methasani nuk e uli veten t'ia pranonte, të behej pis... Një ndër anet pozitive të Z. Methasani: është tifoz me Gjermanine... I uroj nga zemra sherim vajzes së tij, por shteti duhet të kujdeset dhe per ata qe i sherbejne me vetmohim...
Ai qe plagosi policin ne Vlore eshte Hamit Matjani i kohes se demokracise.
I duhet thene BE se ne rast se ne Shqiperi nuk vendoset dot rendi, duhet te kthehemi tek denimi kapital. Bejne perjashtim ketu,ata persona qe deklarohen te semure mendor. I uroj Redit dhe families se tij nje sherim sa me te shpejte.Ministria Rendit duhet te vleresoj ne maksimum, aktin e ketij djali kurajoz ne mbrojte te qetsise publike.
Sherim te shpejte Redi! Respekte per guximin dhe trimerine tende! Iu shtofshin Shqiperise djemte si ty!