Rama, Veliaj dhe Ahmetaj në lagjen e re në Ndroq: Krenar për punën e bërë

17 Maj 2022, 11:58Sociale TEMA

Rama, Veliaj dhe Ahmetaj në lagjen e re në Ndroq: Krenar për

Shtëpitë e reja individuale, për 74 familje të prekura nga tërmeti i Nëntorit 2019, janë gati në lagjen e re në Ndroq. Përveç shtëpive, lagjja ka një qendër të re shëndetësore, një kopësht/çerdhe, me infrastrukturë moderne, që I plotëson të gjitha nevojat për komunitetin.

Kryeministri Edi Rama, Zv.Kryeministri dhe Ministri për Rindërtimin, Arben Ahmetaj dhe kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj vizituan banesat e reja dhe u shprehën se lagjia e re ofron për banorët e saj të gjitha shërbimet e nevojshme.

“Jam shumë krenar për punën që kemi bërë dhe për këtë komunitet të bukur. Ka qenë një situatë e jashtëzakonshme - nuk kishim në dorë as tërmetin, as pandeminë – por, pyetja nuk është si rrëzohemi, pyetja është sa shpejt ngrihemi të gjithë bashkë, kur fatkeqësinë vendosim ta kthejmë në mundësi, si kjo lagje e re. Sot kemi ndërtuar një komunitet, me shërbime. Metafora që ne zgjodhëm ishte puna”, tha Veliaj.

Ai siguroi edhe banorët që preken nga rindërtimi në Kombinat dhe te “5 Maji”, se do të marrin të njëjtat metra katrorë në apartamentet e reja. “Unë e di se në çdo lagje që përurojmë me Kryeministrin dhe Zv.Kryeministrin pyetja është: Po ne? Po ata që kanë mbetur akoma? Sigurisht, ju e dini se në lagjet e Tiranës, sidomos të Tiranës urbane, sit e “5 Maji”, ku ju e patë që u përfshi edhe një debat i madh politik, apo Kombinati, kanë veçori shumë specifike, pasi për çdo metër katror bëhen gjyqe pafund, jepen masa bllokimi, ndonjëherë ka debate edhe mes vëllezërve, mes familjarëve, mes dy gjeneratave të së njëjtës familje, se kush e gëzon pronën. Kjo është arsyeja pse ndonjëherë punët në Tiranë marrin kohë, për t’u siguruar se procedurat ndodhin. Duhet të gjejmë një balancë midis kërkesës së llogarisë, për të respektuar të gjitha vendimet e gjykatave, ndonjëherë pa të drejtë, në tokë shtet, siç ishte tokë shtet kjo këtu, siç ishte tokë shtet Kombinati, siç është tokë shtet Bregu i Lumit, të zaptuara ndër vite. Sigurisht, ne do të respektojmë çdo njeri në të drejtën e tij të jetojë, por ama do të respektojmë mbi të gjitha të drejtën e qytetit për të ecur përpara, projektet që akomodojnë edhe ata që janë nevojtarë nga tërmeti, edhe ata që janë banorë, të cilët do t’i marrin metrat katrorë njësoj siç i kishin. I kishin të palegalizuara, të paurbanizuara, sot do t’i kenë të urbanizuara dhe të legalizuara, dhe do të bashkëjetojnë me ata njerëz që do të marrin shtëpitë e reja prej rindërtimit nga tërmeti, por ama më të mira, më të forta, më të bukura, me çelësa në dorë, dhe me qira të paguar derisa të vijë momenti i rëndësishëm, kur transferohen nga shtëpia me qira, në banesën e tyre të re”, theksoi Veliaj.

Gjithçka është ndërtuar nga e para, shumë më ndryshe se në fshatin e dikurshëm, ku shtëpitë e vjetra të ndërtuara në pika të largëta e të veçuara u shembën ose u dëmtuan rëndë nga tërmeti tragjik i 26 nëntorit.

2 Komente

  1. G
    George Orwell

    Qorri i bashkise, Haxhi Qamili i kryeministrise dhe ai i treti pavler ...le ta quajme langaraqi i Gjirokatres vajten ne Ndroq dhe siguruan banoret e Kombinatit qe mashtrimet do vazhdojne. Paciperia dhe pavleresia juaj eshte pus i zi pafund (bottomless pit) o kafshe qe pellisni mashtrime dhe genjeshtra. Mjere ata qe ju besojne dhe mjere ata qe nuk ju besojne. "All animals are equal, but some animals are more equal than others" "The creatures outside looked from pig to man, and from man to pig, and from pig to man again; but already it was impossible to say which was which"

    Përgjigjjuni
    1. B
      Besi shoku ilirit

      Ashtu mendon ti, o fluturak. Po c'thone ata qe marin shtepi te re pa pagu nje qindarke. Kur punon tere jeten dhe mezi ben nje strehe per femijte.

      Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje