Fondi Shqiptar i Zhvillimit po planifikon të rikualifikojë Bulevardin e Palmave dhe Agrumeve në Vlorë.
Tenderi ka fond limit 416 milionë lekë dhe synon zhvillimin e integruar ekonomik dhe turistik të zonës në afërsi të qendrës historike dhe Sahatit duke siguruar lidhjen me bulevardin Ismail Qemali ku me parë janë bërë investime nga FSHZH.
Gjithashtu, në këtë projekt parashikohen edhe zona rekreative të cilat janë konceptuar mbi idenë e krijimit të një kopështi me llojshmëri gjelbërimi.
Përgjatë gjithë gjatësisë së projektit është unifikuar shtresa nëpër kryqëzime.
Në to do të përdoret gurë vendi lokal gri i marrë në zonat e Kuçit ose Vranishtit.
Bulevardi do të ketë korsi parkimi, korsi këmbësorësh, korsi biznesesh dhe korsi biçikletash.
Po ashtu, në qendër të bulevardit do të vendoset një shatërvan me statujë.
Aktualisht bulevardi ndodhet në një gjendje jo të mirë ndaj vlerësohet është e domosdoshme rigjenerimi urban i tij.
Erdhi uji ne Vlore?
Ate shatrivanin ne Durres unik ne Shqiperi e zhduket per 5 pllaka.
DR grop me e pa edhe nuk ngopet Rilindja! Se më rrente mendja që thjesht doni të investonin në Vlorë...jojo çdo lek i hedhur atje është tallje për DR