Rindërtimi, Rama dorëzon çelësat e 102 apartamenteve të reja në Marikaj: Zemra plot

12 Shtator 2023, 13:07Sociale TEMA

Rindërtimi, Rama dorëzon çelësat e 102 apartamenteve

Kryeministri Edi Rama ishte i pranishëm në ceremoninë e dorëzimit të çelësave për 102 apartamente në 6 pallate të reja, për banorët që humbën strehën nga tërmeti në Marikaj.

Ndër të tjera, ai i falenderoi për mikëpritjen, duke u shprehur se ndihet me zemrën plot dhe i lumtur që ky projekt u realizua.

“Faleminderit për mikëpritjen! Më vjen mirë që u realizua ky projekt. Keni pasur probleme me pronën, histori të pafund të mbivendosjeve, por e rëndësishme është që tani kjo punë mbaroi dhe tani të gjithë ju do merrni shtëpitë, më të mirat se ato që kishit, do t’i merrni falas siç ju kemi premtuar.

Kështu që janë prona juaj, mund ta mbani, mund ta jepni me qira, mund ta shisni, nuk keni asnjë qindarkë, as kredi, asnjë detyrim tjetër ndaj shtetit, kuptohet dritat do t’i paguani vetë”, u shpreh ai.

 

8 Komente

  1. L
    Larg Politizimit qe ka qelbur ate shpoqeri

    Gezohem shume per qytetaret shqiptare qe lumturohen ne kto Shtepi te reja duke par se jeta e qytetarit shqiptare po ndryshon si kurr me pare . Ti gezoni o popull e trashegoni

    1. E
      Erion

      Z.Rama jam nje person nga qyteti i lezhee qe kam fituar te drejten e demshperblimit te termetit dha akoma nuk kame marre, ne shtator te vitit kaluar kam marre letren qe kam fituar dhe thone qe akoma ska ardhe fondi, tallje bythe ne kete menyre besoj se nuk eshte korrekte me popullin.

      1. P
        Pilo Lala

        Nuk e ben dot punen e Edit asnje tjeter nga opozita. Ata jane kthyer ne nje lukuni ujqerish, vetem ndjellin lajme te zeza. Shpresojme qe Erjon Veliaj te vazhdoje rrugen e Edit, duket ka fituar shume eksperience ne Bashki. Jemi ne rruge te drejte. Ngritja e pensioneve eshte emergjency per qeverine, te tjerat po ecin mire.

        1. V
          Vetem perpara ju lumte z.Edi

          Bravo Pilo Lalal mese e drejte komenti qe ke shkruajtur. Shkurte dhe sakte..

          1. V
            Vetem perpara ju lumte z.Edi

            Bravo Pilo Lalal mese e drejte komenti qe ke shkruajtur. Shkurte dhe sakte..

            1. V
              Vetem perpara ju lumte z.Edi

              Bravo Pilo Lalal mese e drejte komenti qe ke shkruajtur. Shkurte dhe sakte..

              1. V
                Vetem perpara ju lumte z.Edi

                Bravo Pilo Lalal mese e drejte komenti qe ke shkruajtur. Shkurte dhe sakte..

              2. f
                foshnja

                Ndonje peme, ndonje stol a ka aty, apo bej tulla dhe beton? Eshte e cuditshme sesi njerezit ja dine per nder kryeministrit kur ai nuk i ka bere nga xhepi i tij, madje po ti hysh thelle do zbulosh aferat korruptive qe shoqerojne keto investime.

                Lini një Përgjigje