“Scan Intel” ka siguruar shifrat paraprake të regjistrimeve në arsim për vitin shkollor 2023-2024 referuar Ministrisë së Arsimit, nga ku del se gjatë këtij viti do të ulen për herë të parë në bankat e shkollës rreth 29 mijë nxënës. Deri në verifikimin e saktë të këtyre shifrave nuk mund të bëjmë një krahasim me vitin e kaluar sepse sipas ministrisë përkatëse ndryshimet janë të vogla. Nga ana tjetër, numri i nxënësve të cilët kanë kaluar nga arsimi 9-vjeçar në arsimin e mesëm është rreth 27 mijë, por pa llogaritur këtu regjistrimet në arsimin profesional, gjithmonë referuar shifrave paraprake të sigurura nga Ministria e Arsimit. Vitin e kaluar në klasën e dhjetë ishin gjithsej rreth 28 mijë nxënës. Pra, nga shifrat shohim se ka një rënie të regjistrimeve në klasën e dhjetë këtë vit.
Sipas të dhënave të analizuara nga “Scan Intel” referuar “Institutit të Statistikave” numri i nxënësve të regjsitruar në shkolla po vjen në rënie nga viti në vit. Nëse do ta përqëndronim analizën vetëm në regjistrimet për arsimin 9-vjeçar, të dhënat tregojnë se viti 2022 regjistron numrin më të ulët të nxënësve në këto dy dekadat e fundit.
Vitin e kaluar u regjistruan në arsimin 9-vjeçar rreth 267 mijë nxënës, nga 278 mijë të regjistruar në vitin 2021. Kjo rënie e numri të nxënësve në shkolla vjen kryesisht si pasojë e faktorëve demografikë, si plakja e popullsisë apo emigrimi i lartë i shqiptarëve, dhe sidomos atyre në moshë minorene këto vitet e fundit. Këtë e mbështesin edhe të dhënat në rënie, sidomos të regjistrimeve të nxënësve në klasë të dhjetë.
“Scan Intel” ndër të tjera ka analizuar të dhënat e INSTAT për të parë se si paraqitet numri i nxënësve të regjistruar në arsimin e mësëm përgjatë viteve. Ajo që bie në sy është se numri i tyre ka ardhur duke rënë gradualisht nga njëri vit në tjetrin. Shifrat sinjalizojnë se viti shkollor 2022-2023 ka patur numrin më të ulët të nxënësve të regjistruar në arsimin e mesëm që nga viti 2012-të. Në vitin shkollor 2022-23, u regjistruan në arsimin e mesëm 95,845 nxënës, nga 103,467 nxënës duke shënuar një rënie kështu me 7.3%.
Te behet arsimimi fillor i detyrueshem se nuk po vene ne Shkolla dhe i merr xhamia dhe i meson te ngrene sumne perpjete mes rrugeve. Ndaj te behet shkolla e detyrueshme sic ishte ne kohe te Enverit, se jane bere te gjithe budallenj
Renia nuk eshte se hiqen nga shkolla per kisha e xhamia. Renia eshte se familjet e reja dhe te arrimara Shqiptare vazhdojne tragjedine 30 vjecare te emigrimit duke mos gjetur veten ne nje shtet hajdut, te korruptuar dhe te uzurpuar nga mafioze roze e blu.