
E kthyer tashmë në një traditë, nxënësit e shkollave të Tiranës morën sot, në ditën e parë të shkollës, edhe një letër nga kryebashkiaku Erion Veliaj, përmes së cilës ai u uron suksese për vitin e ri shkollor.
Kryebashkiaku i Tiranës ka shprehur gëzimin dhe inkurajimin e tij për të gjithë nxënësit në ditën e parë të shkollës.
"Të dashur nxënës të Tiranës, Dita e parë e mësimit është shenjuar, brez pas brezi, si një ditë e veçantë për magjinë që përcjell. Shumë SUKSESE me zemër, për gjithë të vegjlit që nisin sot klasën e parë, për nxënësit e 9-vjeçareve apo gjimnazeve, që janë pjesë e kurorës së 40 shkollave të reja në Tiranë, e gjithë nxënësve të qytetit nga qendra deri në periferi. Jeni ju motivi i punës sime dhe aleatët e mi më të mirë, bekime dhe përqafime!", shkruan Veliaj në urim.
Në letrën dërguar nxënësve, Kryebashkiaku Veliaj shpreh vlerësimin dhe mbështetjen e tij për të gjithë nxënësit e Tiranës në këtë fillim të vitit arsimor dhe i inkurajon ata të jenë të suksesshëm në rrugën e tyre të arsimit.
Veliaj thekson se institucionet e reja arsimore në kryeqytet, me klasa të bollshme, palestra e laboratorë nuk kanë asnjë dallim me shkollat më të mira në Evropë. “Duhet të jeni ndjerë shumë krenarë kur u keni treguar për bukuritë dhe historinë e Tiranës, nga Sheshi "Skënderbej" dhe Kalaja, e deri te Piramida e transformuar, shtëpia e re e Qendrës TUMO, e cila do të hapet për ju, e përfunduar, këtë tetor. Jam i bindur edhe për krenarinë që duhet të keni ndjerë kur, bashkë me mysafirët nga jashtë, ju ka rënë rruga përpara shkollave tuaja, sidomos të rejat, me klasa të bollshme, me salla bibliotekash, palestra, laboratorë dhe fusha sportive. Nuk kanë asnjë dallim me shkollat më të mira në Evropë. Më në fund, jeni ndjerë të barabartë, njëlloj si moshatarët tuaj, që erdhën në Tiranë, për të kaluar disa ditë pushimi, nga Italia, Franca, Belgjika, Zvicra, Spanja, Gjermania a gjetiu”, shprehet ai.
Kreu i Bashkisë nënvizon se deri më tani janë ndërtuar 40 shkolla të reja, ndërkohë që këtë vit hapen edhe 10 të tilla. “Deri në këtë 11 shtator kemi ndërtuar për ju 40 shkolla të reja. 10 është numri i shkollave që kemi parashikuar t'u hapim dyert këtë vit. Ndërkohë, puna vazhdon me të tjerat, që janë në fazën e planifikimit për t'u ndërtuar nga fillimi, përfshirë ato për lagjen Rilindja, në Astir, dhe në zonën e Liqenit të Thatë e Sauk. Në Qytetin Evropian të Sportit, që është Tirana jonë, duam që ju të rriteni sipas asaj thënies së vjetër latine: "Mens sono in corpore sano" (Mendje e shëndoshë në trup të shëndoshë), sepse presim që nesër të jeni gati për të shkruar historinë e re të Tiranës, të Shqipërisë dhe pse jo, të botës”, shkruan kryebashkiaku Veliaj.

Shikoni si i ngopin njerezit me luge bosh keta maskarenj. Do ndryshoni historine e botes u thote femijeve kur prinderit mezi shtyjne muajin. Ti nuk ke shkolle per vete do tu japesh te tjereve. Mjere Shqiperi
SHKOLLA ME TURNE FEMIJET NGA KLASA 2-5 MESOJNE NGA ORA 1 deri ne 5 MBASDITE SI SHKOLLE NATE. Ky mavria jo shkolla qe ska ndertuar por vec u ka vjedhur familjeve shqiptaret nga 15000 leke vit per vit me takse e arsimit qe e shpiku vete. Femijet po ikin me prinderit nga syte kembet ndersa rilindasit e rilindaset shpnzojne me qindra mijera euro per bizhuteri vathe varse e chingla mingla ne te njejtat dyqane me sheiket arab
Nuk ka neveri me te madhe kur shoh si Erion Veliaj, qe nuk ka shkolle per vete del dhe ju ben moral femijeve. Ku e ke diplomen zoteri, tregoja shqiptareve, se paguhesh nga taksat shqiptare, apo ti je per politike dhe dija nuk duhet ne politike, vetem mashtirimi eshte i dobishem. Neveri, neveri, per nje njeri kaq te vogel si puna jote.
Kur do t'ua heqi pensionisteve ate taksen e perkoshme te arsimit ky ndyresire, sepse kan kaluar mbi tete vjet qe e ka vendosur. A e di ky marmarak se rreth 60 % e pensionisteve vijne nga fshati dhe e kane pensionin nen 10 000 leke ne muaj, dhe ky duke i marre secilit 100 leke ne muaj i heq cdo pensionisti buken e dy diteve. Mos harroni shumica e tyre kane mbetur vetem se femijte kane braktisur parajsen qe ka ndertuar Velija me shok. Te shkretet pensionist nuk leke as per t'u dhene niperve e mbesave nje akullore. U keni marre erzen more maskarenj, i keni bere qe flasin me vete dhe ulin koken kur shkojne rrugeve se mos i fton ndonjeri per kafe se nuk kan asnje kacidhe ne xhep, se ajo kafe duhet kthyer, ata nuk kane surratin tuaj. Mos befshi hajer brez pas brezi. Perendia u marte haken te shkreteve pensionist qe kane rene ne dore te ketyre piseve.
Foshnja , A , Leonida - tre ndyresira e zagare te felliqur , qe vjellin helm e vrer ndaj kryebashkiakut tone . Nje gje te dini , more qelbesira : Neve tiransit , nuk mund t'a perfytyrojme kryeqytetin tone , pa Erion Veline , qe e kemi votuar unanimisht . Sa per shkollat e Veliajt , ky muhabet eshte mbyllur me kohe , qekur ai vete botoi dy diploma amerikane , madje nje prej universiteteve ku kishte studiuar Veliaj , i dha titullin OnorisCausa , duke u shprehur krenare , qe nje kryebashkiak I suksesshem si Erion Veliaj , kishte studiuar ne universitetin e tyre (fjalet e dekanit te universitetit amerikan) . Ceremonia u transmetua nga shumica e TV shqiptare . I ftoj te tre zagaret e mesiperm , te marin nga nje brisk dhe t'ja ruajne Erionit lart e poshte e poshte e lart .
motivi i vetem per ty eshte pasurimi o Debil.me te njejtat para nga BE do kishe ndertuar dyfishin e shkollave.Madje mund te te tepronte dicka edhe per kende lojrash per femijet qe u more cdo pellembe toke ku mund te luanin te sigurte