Vit i ri arsimor, probleme të vjetra, mësim me dy turne në Durrës

10 Shtator 2023, 18:40Sociale TEMA

Vit i ri arsimor, probleme të vjetra, mësim me dy turne në

Nisja e vitit të ri arsimor në Durrës edhe për këtë vit do të vijojë me turne, pasi 14 objekte arsimore ende nuk kanë përfunduar procesin e rindërtimit.
Sipas drejtoreshës së Zyrës Vendore Arsimore Durrës, Amarilda Thërrmija, fenomeni i mësimit me dy turne do të jetë prezent edhe për këtë vit pasi në aktualisht janë 7 shkolla në proces rindërtimi, si dhe 7 shkolla të tjera janë planifikuar për t’ju nënshtruar procesit të rikonstruksionit.

Pavarësisht kësaj situate që vështirëson menaxhimin e procesit mësimor edukativ, sipas saj, janë marrë të gjitha masat për sistemimin e nxënësve në shkolla pritëse dhe zbatimin e orareve mësimore, që bëjnë të mundur sigurimin e efektivitetit në këtë proces.

Në total, në Durrës do të ndjekin mësimin rreth 20739 nxënës për vitin shkollor 2023-2024 në arsimin bazë dhe 8252 në arsimin e mesëm të lartë. Ndërkohë, me uljen e moshës për vogëlushët që ulen për herë të parë në bankat e shkollës është rritur dhe numri i tyre, me rreth 1000 më shumë se vitin paraardhës, që në total përllogaritet me 2425 nxënës që do të nisin klasën e parë.

5 Komente

  1. B
    Ben

    Ore shkerdhata qeveri qendrore dhe lokale! Ndertoni shkolla more derdimena dhe paguani mesuesit. Pa arsim, ai popull do shuhet. U dhjefsha ne numrin e aeroplaneve dhe turisteve qe numeroni si zhvillim! U ka zene syte pushteti dhe paraja qe mos i fezofshi. Tamam mentalitet fshataresk qe " te kem une dhe per te tjeret nuk be behet vone"

    1. M
      Mara emigrante ne Itali

      O Mero po edhe femija per te lindur do 9 muaj duro a derezi se nuk eshte qe behen te gjitha per nje here ,dhe rruge dhe shtepi etj ,me duket se kerkoni qiqra ne hell ,ndertimi dhe rikonstruksioni duan kohen e tyre pastaj mos valle qeveria pjell leke ?po ne kohen e sales mire qe behej mesimi me dy turne por edhe shkollat edhe klasat brenda te kallnin lemerine o Mero .shtrieni kemben sa keni jorganin o delenxhinj te pa skrupull.

      1. D
        DR

        Ouuuu??? Nuk u bëkan dot punët as 4 vite pas tërmetit???? Po pse në TR jo vetëm janë bërë të gjitha shkollat nga e para po plus janë ndërtuar me dhjetëra të reja fshat më fshat????? Kurse një qytet me 250 mijë banorë nuk gjimnaze aktualisht???? Rast unikal në gjithë planetin me apo pa tërmet???? E vërteta këtu është që Lali Fiku pasi vodhi gjithçka tjetër ....VODHI EDHE TËRMETIN...!

        1. I
          IkAnejHajdeKnej

          Oj Mare po rri o goc shif hallet e Italise mos u mer me ne ke te drejte qe sbohen kalamajt per 1 dite e duhen 9 muaj po nuk jane 9 muaj jane 4 vjet dhe po shkon per 5 se Naim Frasheri dhe Gjergj Kastrioti sdo jene gati perpara 2024.Te mos flasim qe ne 2019 u premtua qe shkollat do ishin gati brenda vitit.Te mos flasim pastaj per personazhin qe eshte katapultuar ne drejtorine arsimore rajonale si drejtoreshe nga mesuese 9 vjecareje pa asnje eksperience ne drejtim.Keshtu qe Mara nga Italia si thone italianet: Con tutto il rispetto mos na caj trapin.

        2. c
          cest la vie dy merd

          nuk e kane piken e turpit. jane shemb shkollat e mesme Gjergj Kastrioti dhe Naim Frasheri dhe dhe mazallah se kane filluar ti ndertojne...keta jane ti pershtysh ne surrat...plehrat....vetem te vjedhin duan halet....edhe shkollen 9-vjecare Isuf Puka... i nderruan catine,,, e jo ta benin me te madhe se eshte shkolle ku ka dendesi te madhe banimi...po e lane ashtu 2-kate me cati...ca te thuash vjedhje, harbuteri e grykesi e cmendur...nuk ka mundesi kurre te besh nje gje kaq keq...vetem nese e ben me vete dije te plot

          Lini një Përgjigje