Rreth 1.25 milionë shqiptarë ndihen sunitë, vetëm 150 mijë shkojnë rregullisht në xhami

20 Tetor 2023, 17:39Sociale TEMA
Rreth 1.25 milionë shqiptarë ndihen sunitë, vetëm 150

Nga Eduard Zaloshnja

Nga një anketim rreth sigurisë kombëtare në Ballkanin Perëndimor (të financuar nga fondacioni kongresional amerikan NED), që u zhvillua vjet nga anketues të shpërndarë në të gjithë territorin e Shqipërisë (me kuota përpjestimore demografike e gjeografike), më rezultoi se 61% e të anketuarve vetëdeklaruan që i përkasin besimit mysliman sunit. Me një ekstrapolim të përafërt, kjo përqindje përkthehet në rreth 1.25 milionë banorë të rritur të Shqipërisë.

Po sa nga këta që vetëdeklarohen si myslimanë sunitë shkojnë rregullisht në xhami?

Pyetjes “SA SHPESH MERRNI PJESË NË CEREMONITË/SHËRBESAT FETARE?” të vetdeklaruarit si myslimanë sunitë iu përgjigjën: 1.55% “Më shumë se një herë në javë”, 4.5% “Një herë në javë”, dhe 5.75% “Një herë ose dy herë në muaj”. Me një ekstrapolim të përafërt, rezulton se vetëm rreth 150 mijë shkojnë TË PAKTËN një herë në muaj në xhami.

Bashkitë e mëdha Tiranë, Durrës e Shkodër më rezultuan se kanë numrin më të madh të praktikantëve të rregullt sunitë: përkatësisht rreth 20 mijë, 16 mijë dhe 15 mijë. Ndër bashkitë e vogla, spikat Bulqiza me rreth 7 mijë, Kukësi me rreth 5.6 mijë, Kruja me rreth 5.5 mijë, dhe Kavaja me 4.5 mijë. Bashkia Prrenjas, me 1100 praktikantë të rregullt sunitë, bie në sy ngaqë ka vetëm 11 mijë banorë të rritur…

7 Komente

  1. G
    Gurabardhi

    Nuk paska aq shumë budallenj Shqipëria. Kam menduar se ka shumë më tepër. Këta, 150 mijë duhet të jenë edhe militantët e Berishës.

    Përgjigjjuni
    1. B
      Black Jack

      te sunitit Berishe bashke me Hamas in , ka me te qarte!?, shqipnia e mbytur me terroriste . dhe doni Europe, yyyt the fuckk Mf people

      Përgjigjjuni
    2. L
      Luli

      Nuk eshte e vertete . Un komplet nga farefisi 5xhaja e 2 halla me gjithe femije nipa e sternipa e gjithe shoqeria ime nuk njoh asnje qe shkon ne xhami . A mbajne noi nat kadri agjerim a bojn hallv per nat te mire disa po me shum per zakon pa e dit permabajtjen por praktikant un nuk njoh .Me nje sondazh te perafert dikur u percaktua qe vetem 3 perqind e myslimaneve suni shkojn ne xhami dhe per mua eshte i sakt

      Përgjigjjuni
      1. E
        E verteta dhemb....

        Gjish hasoni: jeziti mou,jazek te qofte more kiafir qe mohon origjinen tende turke,mohon mua e gjithe sorrollopin tone. Po a e di ti mer lanet qe origjina jon ishte nga Palestinia !?

        Përgjigjjuni
      2. M
        Mendimi im

        E lexova per kuriozitet anketen qe permend autori. Ndarja si me poshte: 62% myslimane sunite 8% bektashinj 15% ortodokse 10% katolike 4% ateiste 1% protestante ose diçka tjeter. Pak a shume e njejta ndarje si ne kohe te Zogut (perveç ateisteve qe atehere nuk mateshin). Gjithashtu, mendoj se martesat nderfetare jane diçka qe duhen matur se te japin nje ide sa mendjehapur eshte shoqeria. Feja eshte nder te paktat çeshtje ku shqiptari ben mire te ndjeke çfare i thote instinkti shekullor: tolerance ose indiferentizem por ne asnje menyre fanatizem.

        Përgjigjjuni
        1. E
          Era

          Sondazhi tregon që jemi akoma të civilizuar.Mallkuar qofshin ato që mbulohen me perçe.

          Përgjigjjuni
          1. D
            DP

            Se pari, çdo studim i tille duhet te deklaroje dhe te arsyetoje kushtet e matjes: sa u pyeten dhe pse aq mjaftojne (dmth jo nje perralle me shperdarje Gausiane), sa eshte marzhi i gabimit, prporcioni etj. Se dyti, keto pyetjet me perkatesi, me ndasi e tj., nuk duhen bere. Xhamite, kishat etj., jane ne te drejten e plote te bejne çdo dite matje e thirrje, po te tjeret nuk kane pse dallaverizojne. Sa per kuriozitet, perpunine te avancuara perfshi simulimet tregojne se ne mjediset tona, nje opinion i sakte nuk del duhe pyetur 400 e ca vete sa ua nxjerr nje fomule statistike e vitit te pare, por nga 4500 deri ne 9700, varesisht nga tipi i pyetjes!

            Përgjigjjuni

            Lini një Përgjigje