VIDEO/ "Verë dhe gështenja", Rama: Plot surpriza në Pogradec

19 Tetor 2023, 14:41Sociale TEMA

VIDEO/ "Verë dhe gështenja", Rama: Plot surpriza në

Festa “Verë dhe gështenja”, e kthyer tashmë në traditë në qytetin e Pogradecit, do të mbledhë këtë fundjavë vizitorë të shumtë, të cilët do të shijojnë produktet vendase.


Kryeministri Edi Rama ndau në rrjetet sociale videon promovuese të këtij aktiviteti, që ka në fokus promovimin e produkteve tradicionale vendase.

“Verë dhe Gështenja, nesër dhe pasnesër në Pogradec në sheshin kryesor të qytetit. Festojmë bashkë me verë buti, gështenja të pjekura, muzikë moderne dhe popullore, panair produktesh e plot surpriza të tjera”, tha Rama.


Prodhimi i verës mbetet një traditë për qytetin e Pogradecit, ndërsa verërat pogradecare në vite, kanë marrë edhe disa çmime ndërkombëtare.

 

2 Komente

  1. B
    Balshaj

    Ha ti ha, që ngrënç këmbët, ngrënç!

    Përgjigjjuni
    1. V
      Vranakonti

      Te befte mire zoti kryeminister Rama. Pesonalitet popullor. Ai shkrihet me popullin nga i cili votohet masivisht.

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje