E prekur nga kanceri i gjirit, psikologia shqiptare rrëqeth me rrëfimin e saj

17 Tetor 2023, 09:33Sociale TEMA
E prekur nga kanceri i gjirit, psikologia shqiptare rrëqeth me

Psikologia Silvana Kola ka bërë një postim prekës lidhur me kancerin e gjirit, sëmundje e cila e ka prekur edhe atë.

Duke publikuar një foto të sajën me flokët e prera për shkak të kimioterapisë, psikologia shkruan se një ndër elementët më të fortë të përballjes me kancerin është shformimi fizik.

Postimi i plotë

Për të pathënat e kancerit të gjirit.

Nuk është vetëm gruaja e diagnostikuar me kancerin e gjirit për të cilën duhet folur në çdo tetor dhe në çdo ditë të vitit.

Familjarët e një gruaje pa gji(nj), pa flokë dhe pa shumë fuqi për të menduar për të nesërmen janë gjithashtu diçka për të cilën duhet folur fort.

Prindërit që janë ende gjallë dhe shikojnë fëmijën që kapet me thonj pas jetës…

Bashkëshortët që ndjejnë frikë nga një jetë pa atë që kanë menduar se do ta kishin përjetë në krah…

Fëmijët që ndjejnë ftohtë nga ideja e një foleje që mund të zhduket…

Kanceri nuk është një sëmundje e individit. Është një sëmundje e familjes.

Një ndër elementët më të fortë të përballjes me kancerin është shformimi fizik. Jo vetëm gjymtimi i trupit, por rënia e flokëve prej trajtimeve gjithashtu.

Kur fillova kemion doktoresha më ofroi mundësinë e një praktike që mund të më ruante një pjesë të flokëve: gjatë kemios mund të mbaja në kokë një kapuç me elektroda dhe akull që të mos i lejonte folikulat e flokëve të përcëlloheshin nga kemio.

I thashë doktoreshës: “Unë jam dagnostikuar me kancer të gjirit. Vajzat e mia meritojnë të shohin se si luftohet për jetën. Unë nuk i fshihem luftës dhe uniforma e kësaj luftë është një kokë pa flokë!”.

Akti më i mençur i dashurisë për jetën dhe për familjen tonë ishte kur, në mes të sallonit, unë dhe im shoq qethëm me përpikmërinë e një berberi esnaf çdo qime të mundshme.

Pati lotë, të qeshura dhe batuta të tipit:

– Tani do kursejmë në shampo! (dhe të tjera si kjo.)

Prindër!

Bashkëshortë!

Fëmijë!

të grave dhe vajzave të diagnostikuara me kancer të gjirit!

Ju dërgoj një përqafim të madh e të ngrohtë kudo jeni!

*Lutem të më mirëkuptoni për mospublikimin e fotove të prindërve dhe vajzave!

Sa për ta ditur: kemi provuar paruke dhe shaje sa çdo ‘fashoniste’ do na e kishte zili!

12 Komente

  1. B
    Bashkeqytetari yt

    Ti dukesh e bukur gjithmone Silva! Uroj ta kesh lene pas kete te keqe te madhe dhe te gezosh shendet te plote tani. Bravo per forcen, guximin dhe mbeshtetjen qe u jep te tjerave qe vuajne nga kjo semundje e mallkuar.

    Përgjigjjuni
    1. I
      Illo

      Sherim te plote e sa me të shpejte te urojme me gjithe zemer!

      Përgjigjjuni
      1. P
        Prind qe ka te njejtin hall

        Te uroj sherim te shpejte. Te pergezoj per kurajon dhe shpresen. Sot mjekesia ka ecur dhe mos i humb shpresat, te jetosh per vehte, familjen dhe prinderit. Edhe njehere te uroj sherim te shpejte. Njerezit qe kane kurajo dhe shprese dhe keto i transmetojne tek te tjeret qe kane te njejtin hall duhet pergezuar.

        Përgjigjjuni
        1. E
          E. Zeneli

          Silva bija ime. Te shkruaj keshtu se kam vajzat sa ju. Te mirekuptoj dhe jane te verteta keto qe thoni . Por jemi ne shekullin e 21-te, mjeksia ka ece, ka evoluar per mire dhe jemi deshmitare qe shume zonja e kane perballuar me sukses. Kam motren time pak me te re se une. Ka 8 vjet qe ka kaluar ate qe kaloni ju, dhe sot qe flasim eshte krejt mire, e ka harruar çfar kaloi. Por sipas meje i tere suksesi u arrit me kurajon e saj, asnje moment nuk ra ne depresion, pa hyre ne operacion mjeku i nderuar Tani i Onkologjikut i tha: " do te bejme operacionin por te pyes ke besim tek une"? Po kam shume besim prandaj kerkova te me operono ju. Po une i tha mjeku dua te dij "ti a je e bindur se bashkerisht do e fitojme kete beteje"? Po jam e bindur sepse ka shume qe e kan fituar kete beteje dhe une do jem nje nga ato" . Kam vajzat ne moshen tuaj, ti je e re, ke rreth vehtes njerez qe kujdesen, prandaj qendroi semundjes perballe me kurajo, me disipline te larte ne kurat e keshillat e mjekut, dil bej ecje, tako me shoqe e shoke, shkoni per fundjave me bashkeshortin e femijet ne vende te bukura, strikt me ushqimet e sa me shume lengje te shendetdhme dhe te kesh besim se do e fitosh betejen. Do jem shume i lumtur bashke me familjen time, kur te na shkruash se betejen e fitove.

          Përgjigjjuni
          1. I
            Ilirjan

            Jeni yje ...te mrekullueshem me bukurinë qe ju rrezaton shpirti...ju perqafoj dhe ...Zoti qoftë me ju!

            Përgjigjjuni
            1. q
              qazim

              Je e bukur zonje e nderuar e mbi te gjitha,je e mençur mrekullisht.Do ta kalosh kete semundje te lige me forcen e mençurise tende dhe te familjes qe ke prane.Te shkuara dhe shume respekte.

              Përgjigjjuni
              1. O
                Opinion

                Te lumte,je e mencur,e forte dhe mbi te gjitha je shembull per te gjithe per forcen e karakterit dhe menyren si e perballoni familjarisht kete beteje mbi te keqen.Ju perqafoj fort.Respekt

                Përgjigjjuni
              2. F
                Fato fato

                Zoti qofte me ju

                Përgjigjjuni
                1. A
                  Ana

                  Tashmë e ke fituar betejën, e nderuar! Madje, i ke dhënë forcë edhe shumë vajza dhe grave që t,i bëjnë ballë kësaj sëmundjeje të vështirë. Të uroj shëndet dhe jetë të bukur! Sepse ti , me këtë shpirt të bukur, meriton një jetë të gjatë e të lumtur.

                  Përgjigjjuni
                  1. A
                    Argos

                    Shërim të shpejtë, Motër.

                    Përgjigjjuni
                    1. F
                      Forcë dhe kurajë Silvia

                      Kurajo trimëreshë! Lufto për jetën tënde dhe fitoje këtë betejë!Bukuria e një femre janë mendimet dhe veprimet. Flokët janë thjesht zbukurim i trupit!

                      Përgjigjjuni
                      1. I
                        Ish mjeku veterinar '82

                        E nderuar zonje ! Nuk kam mundur te te njoh si shume te tjere qe shkruajne per juve sepse jam ne enigrim te larget qe nga 1996 . Edhe gruaja ime ketu ne emigrim e vojti kete diagnoze te tille , por eshte shendoshe e mire dhe shkon punon cdo dite . Kur ajo ishte e diagnostikuar me tha mua : "Te lutem mbaje sekret kete gje qe mos e marrin vesh te tjere !" Une i thashe : "Semundja nuk eshte nje gje qe e turperon njeriun por eshte thjesht nje fatkeqesi , prandaj gjithekush le ta ndjeje ne shpirt si te tille nese ka ndjenje te vertete njerezore " . ===== Si per nje keshillim qe mund ta bisedosh vetem me mjeket qe te kurojne ty : 1- Per te mundesuar mbajtjen e niveleve mesatarisht te larte te Vitaminen D ne gjakun tuaj ; 2- Njekohesisht si te tille nivel edhe per pH (pehashin) ne gjakun tuaj . 3-Vazhdo te besh nje jete sa me aktive duke predominuar tek ju mendimi se ju do te dhe ju to ta fitoni kete beteje . Presim te na njoftoni fitoren tuaj , te familjes dhe te mjekeve tuaj !

                        Përgjigjjuni

                        Lini një Përgjigje