
Pas telefonatës me nënën e Vangjelisë, zonjën Qazime përmes së cilës u sqarua se paratë nga kontrata e qiradhënies së tokës së tyre ndaj TAP, kanë shkuar për djalin e sëmurë, Safeti vijon të jetë i nxehur.
Gjatë lidhjes telefonike me vjehrrën në “Shihemi në Gjyq” ai iu kthye me fjalë të ashpra 80-vjeçares e madje i tha se po ndahej nga vajza e saj, Vangjelia. Shpërthimet e tij të vazhdueshme shkaktojnë një reagim të fortë nga ndërmjetësja e rubrikës së “E Diela Shqiptare” në Tv Klan, Eni Çobani.
Eni Çobani: Tani, në daç mbaje, në daç lëre!
Eni Çobani: E ke ndarë, mirë e ke bërë se do shikoj unë ku do shkosh ti!
Safet: Le të rrijë atje, të vejë te e ëma, te i ati! (Shkund duart). Ka mbaruar puna!
Eni Çobani: Edhe çfarë bëre ti?
Eni Çobani: Po çfarë bëre me ato duart ashtu, çfarë bëre? Po prandaj ndahen dynjaja ore se s’mbahesh ti për burrë! S’mbahesh ti për burrë ore zotëri, nuk mbahesh për burrë!
Safet: Të ma hedhin mua ata, nuk ia pranoj!
Eni Çobani: Nuk mbahesh ti për burrë!
Safet: Ia hëngri asaj, jo mua!
Eni Çobani: Nuk mbahesh për burrë, kaq po them./tvklan.al
Ha ha Qazimja ,,,myslymane ,,,e bija vangjelina ,,,,,
edhe ti vallaj nuk mbahesh as per burre a per grua, po thuaj kushedi si ia ke zene koken me dere dikujt...
Kjo eshte e padurueshme; sjell ne emision klientet e saj dhe nuk i ve pikat mbi "i". Ne rastin konkret kjo avokate shmang "ceshtjen kryesore": ne rast bashkepronesie, sic eshte toka e dhene me qira, nuk behet kontrata vetem nga nje bashkepronar duke lene jashte bashkeproret e tjere. Kete gje e di mire avokatja, por e neglizhon dhe merret me logjet e paleve...tjeter gje jane karagjozlleqet e saj ne favor te klientit te preferuar; nuk ben absolutisht rolin e ndermjeteses, sic pretendon. Ne shume situata, jane me korrekte dhe te vlefshme nderhyrjet e A. Gjebrea.