
Gazetari i Euronews Albania,Thimi Samarxhiu së bashku me operatorin Olti Allmeta janë rikthyer në Shqipëri, pas disa ditësh raportime në Izrael aty ku po zhvillohet lufta me Hamas.
Në një intervistë për Euronews Albania, ai rrëfeu përjetimet e luftës duke thënë se asgjë nuk është ashtu siç duket ose siç komentohet.
Samarxhiu tha se rrugët, shtëpitë janë boshatisur duke nënvizuar dhe faktin se për ditë me radhë nuk kanë mundur as të ushqehen mirë.
“Asgjë nuk është siç duket dhe siç komentohet. Ti dëgjon shumë shpërthime dhe kjo të duket si pjesë e jetës. Dhe këtë thonë dhe banorët e Izraelit.
Banorët atje thonë se janë mësuar me shpërthime. Kë shtëpi bosh, dyqane bosh, rrugë bosh. Nuk kemi ngrënë ushqim të mirëfilltë, nuk kishte dyqane për të blerë gjëra dhe ujë. E kemi shtyrë kohën duke ngrënë patetina dhe molto”-tha ai.
Ai tha mes tjerash se në Gaza nuk mund të futesh dot, pasi është e rrethuar, ndërsa tha se korridoret humanitare ndodhen brenda Gazës.
“Ndërsa në Gaza nuk mund të shkosh, është e rrethuar. Ashkelon vazhdon të jetë i braktisur, kryetari i Bashkisë ka kërkuar që të evakuohet i gjithë qyteti. Ata thonë se luftën do e përfundojë kur të shfaroset Hamas-i.
Nga pjesa e Hamas thonë se nuk është larguar askush. Korridoret humanitare janë brenda Gazës, qytetarët thjesht ndryshojnë vend nuk dalin nga rripi i Gazës. Hamas ndodhen në Veri”- u shpreh Samarxhiu.
Tani samarxhi mund ti tregosh shokeve byth-pambuk,ne arnamutistan,se cfare eshte ti afrohesh,nje gazetarie te vertete. Por shume shpejt je kthyer???Mos te kane drejtuar thirrjet e stomakut per tu rikthyer,apo era e barutit?
trimi sali qorrit , pse more Trim nuk shkon me e provu njiher vet atje ? Perse duhet te lene Gazetaret Shqiptare koken atje ,per bythen e Medieve Shkerdhata e Rrumpalle ne Shqiperi ? Picka ne tru .njerez idiote .Nuk u ngopet kurr me injorance
Gazetare terreni po mire ate antiblumb ne studio ce deshe?
Ju ruajtë Zoti o gazetarë! Patate...patatina osé patatine,jo patete pra!
Po bordollot te hapura ishin o Thimi koqja, ne kohe lufte lerkon jete kavalishence.
Thuhet "patatina", jo "patetina". Thuhet "kruasan, brioshe" (edhe pse janë fjalë të huaja, nga frëngjishtja), nuk thuhet "molto". "Molto" ka qenë marka apo kompania që prodhonte "kruasanët". Nejse, me pak fjalë, punë gazetashitës me diploma Kristali, analfabetë funksionalë.