
Kryeministri Edi Rama ka patur një të ftuar special kësaj radhe në podcastin e tij të përjavshëm. I ftuar ishte Gersi Troka kampioni i notit dhe studenti i parë në Shqipëri me sindromën Down.
Që Gersi është një djalë i lindur për të bërë historinë e vërtetoi disa muaj më parë kur u shpall kampion olimpik në not duke marrë medaljen e artë në Lojërat Olimpike Speciale Berlin 2023.
Troka ka komentuar edhe mënyrën sesi vishet kryeministri, pyetje të cilën Rama e ka pritur me humor.
Pjesë nga biseda:
Gersi Troka: Po pse vishesh kështu pa hekurosur? Pse s’je veshur luks?
Rama: Tani, edhe unë mund të them ty ke ardhur pa hekurosur edhe të krehur se kështu më the.
E rëndësishme është të harrojmë lukset sepse s’janë këto që e përcaktojnë njeriun.
Lini një Përgjigje