Ministrja Ogerta Manastirliu “krah për krah” me studentët që protestojnë

12 Tetor 2023, 17:35Sociale TEMA
Ministrja Ogerta Manastirliu “krah për krah” me studentët

Protesta e studentëve të mjekësisë të cilët janë kundër detyrimit për të punuar në shtet pas diplomimit po zgjat prej ditësh.

Ministrja Ogerta Manastirliu u shfaq sot, teksa ecën në këmbë për në Ministri, ndërkohë që krah saj shihen studentët e mjekësisë që me manekinë në duar dhe bluza të bardha po bëhen gati për protestën e radhës.

Ministrja e Arsimit Ogerta Manastirliu do të duhet të vendosë paqen, mes studentëve dhe institucionit që ajo tashmë drejton për këtë “çështje të nxehtë” që nisi në fakt me paraardhësen e saj në këtë post Evis Kushin.

Në një reagim sot për protestën, Ministria e Arsimit insiston tek ligji i miratuar nga Kuvendi që mjekët pas përfundimit të studimeve të shërbejnë në vendin e tyre.

“Studentët kanë të drejtën e tyre për të protestuar, por Ligji është ligj i miratuar në kuvendin e Shqipërisë që synon të sigurojë ofrimin e kujdesit shëndetësor në Shqipëri”- tha Zamira Gjini, drejtore politikave në Ministrinë e Arsimit.

5 Komente

  1. V
    Vranakonti

    Protesta e studenteve eshte e padrejte. Nje gje te din studentet.Prinderit kur dergojne femijet e tyre ne fakultetin e mjekesise i dergojne per te dal mjek per shqiperine dhe jo per shtetet e tjera. Shtetet e tjera kane universitetin e tyre dhe nxierin mjek per ate shtet. Per mjeket edhe ne si popull paguajm me qellim qe te plotesohen nevojat e vendit me mjek,aq te nevojshem ne diten e soteme. Ata qe dalin mjek nga fakulteti yne te punojn me pare per vendin e tyre pastaj per te tjeret. VENDIM I QEVERISE ESHTE SHUME I DREJTE. Ai qe do, le te shkoi ne shkolle,ai qe nuk do le te shkoi te studioj ne Gjermani.

    Përgjigjjuni
    1. E
      Ella

      Ogerta do rregjistrohet studente per te rregulluar plagjiaturen e zbuluar.

      Përgjigjjuni
      1. R
        Redsox2

        Po pra Ogerta shkon ne pune me autobus si ambasadori suedez dhe ecen shume ne kembe se shendetsia e shendoshi dhe me gjase me arsimin shpreson me u dobesu keshtu qe normal qe do te takohet me protestuesit, biles ben mire ti solidarezohet protestes

        Përgjigjjuni
        1. L
          Llogjik dhe bindje.

          Kuvendi ka te drejte te marre vendime te drejta kur behet fjale pet sigurine kombetare! Mbrojtja e shendetit te popullit eshte nje nder komponentet e sigurise kombetare. Kaq e thjeshte dhe frymen e kushtetutes eshte kjo.

          Përgjigjjuni
          1. D
            Dhëmbeli

            Jo ç’ do protestë është për t’ u marrë në konsideratë .

            Përgjigjjuni

            Lini një Përgjigje