Ish-vila e diktatorit Enver Hoxha do të kthehet në qendër arti

11 Tetor 2023, 18:11Sociale TEMA
Ish-vila e diktatorit Enver Hoxha do të kthehet në qendër arti

Këshilli i Ministrave vendosi të mërkurën që të japë në shfrytëzim për një projekt kulturor “rezidencën qeveritare vila 31”, ish-shtëpia e diktatorit Enver Hoxha.

Sipas vendimit, disa ambiente të kësaj ndërtese do të shfrytëzohen për realizimin e projektit kulturor “Vila Art Rezidencë Tirana”.

Zbatimi i projektit do të bëhet nga Ministria e Kulturës, e cila do të marrë përsipër vetëm tarifat e  furnizimit me energji elektrike dhe ujë, si dhe koston e mirëmbajtjes së trajtimit të këtyre ambienteve gjatë gjithë periudhës së dhënies në shfrytëzim.

Ndërtesa gjendet në qendër të Tiranës në lagjen që njihet si ish-Blloku, ku gjatë diktaturës komuniste 1944-1991 jetuan familjet e kupolës së njërit prej regjimeve më të egra të Lindjes.

Hoxha e drejtoi Shqipërinë me dorë të hekurt derisa vdiq në vitin 1985, ndërsa pasardhësi i tij, Ramiz Alia ishte i fundit president që iku nga pushteti në të gjithë vendet e Lindjes pas rënies së “Perdes së hekurt”.

Pas vitit 1991, shtesa e re e ndërtesës që ishte bërë në vitin 1973, u menaxhua nga Drejtoria e Shërbimeve Qeveritare dhe ka shërbyer për pritje zyrtare dhe aktivitete të ndryshme.  Pjesa e vjetër e saj funksionon aktualisht si biznes, hotel dhe restorant.

11 Komente

  1. K
    Kuçioti

    Ajo do ngelet shtepia e Enverit,mos kini meak,se cdo dite po ndergjegjesohen dynjaja,qe 33 bite ishin vite degjenerimi vite droge vite prostitucioni,vite emigrimi,vite te shpopullimit dhe shkaterrimit te historise artit kultures shqiptsre

    Përgjigjjuni
    1. S
      Sali qen bir qeni rrugëve do ngordhësh

      Mirë do të ishte në hyrje të varen fotot e Saliut në varkë e te oda duke u ngrohur,në atë kohë kur nuk Lante dorën se kishte takuar idhullin e tij që e solli nga shpella.

      Përgjigjjuni
      1. K
        Kafsheria shqiptare

        Mos i beni keto gjera o kafshe , ne cdo cep te Botes nuk sekuestrohen dhe nuk kthehen per te tjera qellime …….veprimi te kujton kthimin ne xhami te Sen Sofia ne Stamboll …..ne kete menyre shtepite edhe ndoshta te me te keqinjve …..shtepia e Al Kapones muze , e shume nazisteve ne Gjermani muze , e Frankos ne Spanje muze e Musolinit Muze , edhe Satalini muze , edhe Eskobar ne Kolumbi muze ….vetem ketu ne Shqiperi ndodh e kunderta ……mire po me Zagollin pse u sollet ndryshe ? Ia kthyet pas nip sternipit …. Une personalisht nuk jam nostagjik i Enver Hoxhes , vec e shikoj qe behen gabime fatale …..ka njerez qe i besuan dhe i besojn Xoxhes ….perse ju demokrate te ua hiqni te drejten te shkojne e te shikojne ……ishte mire apo keq , ate do ta vleresoj historia pjese e saj dhe ska askush te drejte ta heq kohen nga historia ……turp i madh

        Përgjigjjuni
        1. S
          Sranditi i vjeter

          Cfare nuk sajojne dhe bejne kata kelyshet te investojne atje ku zduhet ….do tju jap nje shembull per te treguar se deri ku shkon babezia e kelysheve dhe te pasuruarve te rinj qe skan as me te voglin ndjenje per te kaluaren dhe historine , vec te ngrene vila gjigante hotele , gardacela , komplekse vetem e vetem te pasurohen pa llogaritur asgje ….nuk jam i sigurt 100% dhe ske si te jesh vec fliete se perese Rama nuk ja dha mandatin e dyte per kryetar bashkie Gurmes …ne Sarande …..fliete qe ju be presion per heqjen e varezave te hershme te Sarandes brenda 4 vjecarit ….sigurisht qe Gurma refuzoi dhe ne vend te tije vuri nje pion qe ska as me te voglen lidhje me qytetin …..flitet ….me kete dua te tregoje se deri ku shkon babezia per ndertime dhe per pasurim ……jam plotesisht i sigurt qe mbas shume e shume vitesh do ta kerkojne te kaluaren , originalen , pjesen e historise ….atehere do jete shume vone …cdo gje do ket mare fund ose sic thone dhe miqte tane amerikan ….go away ….

          Përgjigjjuni
          1. Z
            Zaza

            Eh mire mire Dicka po leviz atje.

            Përgjigjjuni
            1. S
              Strategji

              Po parashikohet ndonje kulle dhe atje. Ne fillim ndrron destinacioni, pastaj me kollaj ta shkatrrosh.

              Përgjigjjuni
              1. T
                Tirana

                Te pakten te mos betonojne oborrin e viles, sic kane betonuar lulishten rreth piramides.

                Përgjigjjuni
                1. G
                  Gazeta

                  Kush esht ky idiot qe e ka shkruar kete? Ajo eshte vile qeveritare e ndertuar ne vitet 70 jo me 1944. Enver Hoxha nuk ka patur shtepi te tij dhe aty paguante qira sepse ishte prone shteterore . Familja e vet pas 90 u largua dhe nuk kishin ku shkonin. Enveri nuk ju la 1 qindarke dhe gruaja e vet vdiq tek ish pularia e Tiranes. Shpresoj ta kthejne ne nje vile njerezit te shohin kullat, vilat dhe qendrat tregtare te diktatures se sotme hajdute qe nuk dine ku i kane parate.

                  Përgjigjjuni
                  1. d
                    dyshuesi

                    Çfar trasheguan femijet e diktatorit ? Dktatura ishte aq e eger sa çpronsoje edhe vete diktatorin . hahahah.. kaluam nga rregjimi me diktaturen me te egër ne rregjmin e bandave dhe hajduteve me te egër.

                    Përgjigjjuni
                    1. X
                      Xhulio

                      Po pse vilë quhet ajo sot me kohën. Ajo është një dykatëshe që e kanë të shefat e krimeve pran komisariateve, e kan drejtorët e komisariateve. Doni vila ju?, shikoni metën sa dhe çfar vilash ka. Shikoni në lalëz, sikur fitesh në një shtet brënda shtetit. Shikoni vilën e flamur nokës, 700 000€, kush po pyet si e bëri dhe kush ja bëri. Mereni me enver hoxhën që doli pa shtëpi fare. Sot enver hoxhët janë në versionin pasanikë me resorte, hotele. Dhe të gjitha këto pasuri në bashkëpunim me SPAK mutin, ku prokurorë të këtij institucioni janë rrotull këtyre me vilat 300/400 000€. Rroftë SPAK.

                      Përgjigjjuni
                      1. K
                        Koli

                        O Xhulio , po pra mer vlla thua 700 mije Euro vila e Ndokes? Po thuj mer bob 7milione , ose .. futja ..70 milione euro se shkon me mire te tifozeria rilindase. Vete e ke ne dore byrazer , pse jo , ste thote gje njeri.

                        Përgjigjjuni

                      Lini një Përgjigje