Guri Spahiu, gjyshi i tre vjeçarit Brian Spahiu, që humbi jetën në një klinikë dentare, ka qenë i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit”, ku ka hedhur akuza ndaj anestezistit Roland Xhaxho, duke thënë se familjarët nuk janë informuar për rrezikun e anestezisë, kohëzgjatjen dhe detaje të tjera, por thjesht kanë firmosur një letër pa e kuptuar atë dhe pa marrë sqarime nga mjeku.
Spahiu deklaroi se nipi i tij ka vajtur në klinikë për të mbushur katër dhëmbë, por përfundoi duke mbushur 14 të tillë dhe ndaj tij u përdorën dy doza narkoze të përgjithshme.
Gjyshi i tre vjeçarit të ndjerë, deklaroi se mjeku i kishte siguruar familajrët se procedura ishte e “lehtë dhe kryhet në të gjithë botën”.
Spahiu deklaroi se ende sot nuk kanë një shkak zyrtar për ndarjen nga jeta të nipit, ndërkohë që dënoi mungesën e reagimeve nga institucionet.
Pjesë nga biseda:
Guri Spahiu: Eksperti që ka bërë epikrizën thotë se vdekja ka ardhur “nga shkaqe të panjohura”. Si u mbuloka ky fëmijë i vogël me shkaqe të panjohura? Asnjë institucion shtetëror nuk reagoi pas denoncimit që bëmë ne si familjarë. Denocimi u bë që ditën që djali ndërroi jetë dhe dosja e kallëzimit tonë penal mbeti për katër ditë e mbyllur në sirtarin e policisë së shtetit. Si nuk reagoi spitali? Ministria? Mjekë të këtij niveli nuk meritojnë të kenë emrin mjekë dhe njerëz. Veç dhimbjes, ai kërkonte të fshihte krimin që bëri, na e vdiq djalin dhe donte që djali të jeptë frymë në shtepinë tonë, nuk reagoi në asnjë moment. Kur u detyruan organet e policisë, ai vijonte dhe punonte pa prishur gjakun në klinkën e tij.
Djali kur e çuam, kishte si problem katër dhëmbë për të mbushur. U interesuam dhe na këshilluan që është mjeku më i mirë në Shqipëri, ka aparaturat, e mbanin për më të mirin. U detyruam ta çonim te ky mjek dhe ti besonim atij. Kontaktuam me të, bëri edhe pazarin. Kur e çuam atje te klinika, e mori doktori djalin në krahë, bashkë me vajzën e tij stomatologe, e përqafoi sepse ishte fëmije i lëvizshëm. Na tha nuk ka asnjë problem, dilni përjashta, do t’i bëj grafinë dhe analizat dhe do të filloj punë. Na tha që kjo punë vazhdon një orë, një orë e gjysmë, maksimumi dy. Ne i thamë ka këto katër dhëmbë, pastroji edhe gurëzat.
Ylli Rakipi: Kush e sugjeroi anestezinë totale për ndërhyrjen?
Guri Spahiu: Jo, dëgjo, ne nuk e dimë çfarë është narkoza.
Ylli Rakipi: Çfarë ju tha doktori?
Guri Spahiu: Tha do ta bëj me një ndërhyrje që bëhet në të gjithë vendet e botës narkoza, anestezia, për ndërhyrjen e djalit. Më tha është për fëmijë dhe mos kini merak. Kishim edhe ne frikën tonë. Tha mos kini merak sepse kjo procedurë bëhet në të gjithë vendet e botës, është e lehtë.
Ylli Rakipi: A ju shpjegoi mjeku se përse duhet patjetër anestezi totale?
Guri Spahiu: Jo nuk na tha gjëra të tilla. Ai tha e kam punë të garantuar.
Ylli Rakipi: Mjeku është i dëtyruar t’ju shpjegojë edhe rreziqet e anestezisë totale. A ju shpjegoi?
Guri Spahiu: Jo, jo.
Ylli Rakipi: A ju shpjegoi që fëmija do të qëndronte në anestezi për disa orë?
Guri Spahiu: Jo, ne e lamë për një orë e gjysmë.
Ylli Rakipi: Çfarë shpjegimi ju bëri ai pasi fëmija qëndroi nën anestezi për shumë orë dhe jo aq sa e kishit lënë?
Guri Spahiu: Po ja tha patëm ndërhyrjet, nuk ka problem, është brenda parametrave fëmija, mos u mërzisni. Duke na ngushëlluar për gjithçka, mos kini problem tha. Ne ishim të shqetësuar. Mos kini problem, mos kini merak na tha.
Ylli Rakipi: Anestezisti Roland Xhaxho, që për të thënë të vërtetën, konsiderohet anestezist shumë i mirë, ka deklaruar: “Fëmija kreu në klinikë procedurat dentare, nën anestezi të përgjithshme, ashtu sic ishim sqaruar me prindërit, të cilët kanë firmosur edhe konsensusin. Pse u zgjodh kjo mënyrë trajtimi? Sepse djali ka lindur me defekt në zemër për të cilin është operuar rreth dy vite më parë”.
Guri Spahiu: Në momentin që na tha do ta bëj me anestezi, në i thamë po çfarë është kjo lloj anestezie sepse djali e ka patur këtë problem, ndërkohë që kishte marrë komunikim, që fëmija ka bërë ndërhyrje. Ka patur vrimë të lindur në zemër dhe i është mbushur. Mjekët që e kanë kuruar në spitalin Nënë Tereza, kanë thënë dhe thonë se ishte pa asnjë problem dhe ky fëmijë do të bëhet futbollist.
Ndërkohë ky ka komunikuar dhe ne kemi komunikuar me mjekët. Na garantoi 300% që nuk ka asnjë lloj problemi dhe narkoza që do të përdoret për të është e një lloji të vecantë, vetëm për fëmijë. Ne nuk dinim çfarë lloj narkoze përdortë ai, sepse ne nuk jemi mjekë. I kam thënë edhe për atë që firmosi djali, cfarë është kjo letër dhe pse është për të firmosur? Ma tha mua, gjyshi është proces rutinë që e firmos çdo pacient që hyn në klinikën tonë dhe çdo klinikë tjetër.
e vrate djalin me duart tuaja , ku ju çon mushka dhe i mbushni nje djali vetem 3 vjeç , 14 dhembe ne te njejten kohe, u prefte ne paqe engjelli i vogel, se do ishte akoma gjalle , po te mos ishin keta bastardet e mbedhenj me doktorin bashke
Bythëkripuri i Nartës me mëndjemadhësinë e tij i mori jetën atij ëngjëlli të vogël dhe tani nxjerr justifikime për tu shfajësuar.Të shkoj në burg tek vëndi i qenit maskarai.
Roland Xhaxho pasi përfundoi Inxhinierinë elektrike i hyri studimeve për Mjekësi dhe i përfundoi me disa provime shtesë.... Është anestezisti më i zoti që ka Shqipëria sot! Nëse gaboi ky me anestezinë ( nuk e përjashtoj ëëë!) ,prite kur të vdesin dhjetra njerëz të tjerë nga anestezistët e tjerë në Shqipëri që nuk dinë sa Xhaxho. Mjekësia ligjore do nxjerrë edhe si konkluzion përfundimtar se " fëmija vdiq nga shkaqe të panjohura",dhe pas kësaj askush nuk e dënon dot më Xhaxhon. Më vjen keq për fëmijën dhe të afërmit e tij por nuk bëjnë mirë që kërkojnë të drejtën në media. Kamerat që mori policia ende nuk kanë zbuluar asgjë,kurse mjekësia ligjore do e mbrojë profesorin. Mjerë ai që ikën thuaj.... Duhet kujtuar se Mjekësia është një sport i vështirë... Jashtë vendit ,në Austri p.sh. kur njoftohej pacienti për efektet e operacionit dhe anestezisë ishte prezent familjari përgjegjës ose kujdestar,përfaqësuesi ligjor dhe mjeku personal i pacientit. Atje nuk thoshe dot që " firmosa për ca gjëra që nuk i kuptova"... Një banalitet që këtyre u falet nga dhembja e madhe që i ka kapur. Asnjë shtesë në terapi nuk bëhej pa njoftuar ,asnjë pagesë për rrjedhojë. Nëse duheshin mjekuar 14 dhëmbë,kjo varet çfarë kanë patur ata dhëmbë por sidoqoftë kur gjykojmë të tjerët duhet përdorur logjika - Si do ishte më mirë një narkozë për të mjekuar 14 dhëmbë apo 14 narkoza për mjekim të një dhembi çdo herë???? T'i thërrasim trurit Aleks... Xhaxho ka dy probleme ,së pari është lekist i ndyrë Së dyti çmimet e operacioneve në zemër i ka në spitalin e tij sa gjysma e të tjerëve, pra është makut dhe ka mjaft rivalë.... Sidoqoftë ,iku ai ëngjëlli i vogël,pa të tjerat janë përralla..