Rudina Xhunga e ftuar speciale për shqiptaret ne Athinë

28 Mars 2026, 16:20Sociale TEMA

Në Ambasadën e Shqipërisë në Athinë u zhvillua një takim i ngrohtë dhe plot emocion me gazetaren Rudina Xhunga, ku shqiptarët që jetojnë në Greqi u mblodhën ne ambasadë me ftesën e ambasadores shqiptare në Greqi Luela Hajdaraga.

 

Rudina Xhunga e ftuar speciale për shqiptaret ne Athinë

Ky takim u kthye në një hapësirë të ngrohtë dialogu, ku pjesëmarrësit ndanë mendime, përvoja dhe reflektime. Shqiptarët e Greqisë shprehën vlerësime të shumta për gazetaren Rudina Xhunga, duke theksuar gazetarinë cilësore që ajo sjell ndër vite dhe ndikimin e saj në publik.

Me shumë përzemërsi pjesmarresit folën për jetën e tyre larg Shqipërisë dhe për lidhjen që mbajnë gjallë çdo ditë me vendin e tyre. Ata shprehën mirënjohje për punën e Dritare TV, duke e cilësuar si një dritare që i bashkon dhe i mban pranë njëri-tjetrit.

Ata treguan gjithashtu se sa shumë ndiqet Dritare TV në diasporë, duke u shprehur se:
“Rudina dhe Dritare na bashkojnë me njëri-tjetrin”, duke e cilësuar si një urë lidhëse mes shqiptarëve kudo që ndodhen.

Gjatë bashkëbisedimit, nuk munguan as kujtimet për emisionet e shumta të suksesshme të drejtuara nga Xhunga, për të cilat shumë prej të pranishmeve treguan se gazetarja i ka shoqeruar ata ne vitet me te veshtira ta tranzicionit. Diskutimet u ndalën edhe te brezi i ri, sfidat dhe zhvillimi i tij në realitetin e sotëm, një temë që ngjalli interes të veçantë mes pjesëmarrësve.

Atmosfera shqiptare u ndje fort në ambientet e ambasadës, ku pas një bashkëbisedimi të këndshëm, shqiptarët në Athinë nuk hezituan t’i bashkohen këngës shqip, duke e kthyer takimin në një moment emocionues dhe plot identitet.

Ky aktivitet është pjesë e një turi më të gjerë të Dritare TV në diasporë, me synimin për të takuar shqiptarët kudo që jetojnë dhe për të forcuar lidhjen mes tyre përmes historive, dialogut dhe identitetit të përbashkët.

Lini një Përgjigje